Gjykata ka dhënë masën e sigurisë për 4 ish-zyrtarë të spitalit të Tepelenës, arrestuar nën akuzën e abuzimit me tenderat e institucioneve shëndetësore.
Ndaj të arrestuarve janë marrë masat:
Ish-juristja, Aleksandra Kada – arrest shtëpie
Specialisti i statistikës, Sajmir Meçe – arrest me burg
Ish-specialistja e burimeve njerëzore, Jonida Sako – arrest me burg
Ish-shefi i financës, Gëzim Allkushi – arrest me burg
Operacioni ‘Tenderi fiktiv’
Në vitin në vitin 2017, në bashkëpunim me njëri-tjetrin këta persona kanë zhvilluar tender fiktiv për pajisjen e spitalit në Tepelenë dhe Memaliaj me leje mjedisore duke përvetësuar një shumë të konsiderueshme lekësh.
Për këtë tender të dyshuar abuziv, ish-zyrtarët e dënuar me burg dhe e lëna në arrest shtëpie kanë patur edhe ndihmën e një subjekti privat në fushën e “Shërbimeve të konsulencave për ndikimin në mjedis”.