Mëngjesin e sotëm në Laknas një firmë private ka shkuar për të prerë pyjet tek “Plepat e Brukës” ku pritet të ndërtohen thertore. Banorëtbe zënë në befasi kanë reaguar menjëherë duke u përplasur me policinë çka ka tensionuar situatën. Disa gra u përplasën me policinë, një prej tyre ka humbur ndjenjat. Disa fëmijë kanë qarë.
“Ne jemi në vendin tonë, kemi mbrojtur pyllin për 50 vite. Ne po na mbytin, do na bëjnë stallë derrash. Ne shkuam te bashkia na dhanë një muaj afat. Këtu na vijnë këta këlyshë këtu dhe do përfundojmë edhe në spitale.”, u shpreh një banore.
“Po na mbytin fëmijët. Do mbajë erë ngado. Këtu nuk ka shtet, pse nuk na lenë të qetë. S’duan të kemi ajër të pastër”, u shpreh një tjetër qytetar.
Si pasojë e rezistencës së banorëve, Policia e Shtetit, Komisariati Kamëz, ka bërë disa shoqërime të tyre në polici.
Më 26 shtator banorët u ngritën në protestë duke kundërshtuar vendimin e qeverisë për prerjen e pemëve në pyllin afër shtëpive të tyre.
Qeveria kërkon të shkatërrojë pyllin në Laknas për t’i hapur rrugë ndërtimit të një thertoreje të re. Por sipas reagimeve të banorëve një thertore e re nuk është e nevojshme për to, pasi në zonë janë të paktën 3 thertore të mëdha.