Home Kronike Braçe nuk ndalet, akuzon Arjan Ndojin: Si gënjeu gjykatën, asnjë palë s’ka bërë kallëzim për Liridon Pulën

Braçe nuk ndalet, akuzon Arjan Ndojin: Si gënjeu gjykatën, asnjë palë s’ka bërë kallëzim për Liridon Pulën

nga Albina Hoxhaj

Të tjera akuza të forta ka bërë zv/kryeministri Erion Braçe për prokurorin e Durrësit Arjan Ndojin, i cili dha urdhrin e arrestit për Liridon Pulën, ish-kreun e Kasastrës.

Braçe ka deklaruar se kallëzuesi në padi nuk ka përmendur në asnjë resht ish- drejtorin e ASHK-së në Durrës Liridon Pulën. Sipas Braçes, prokurori Arjan Ndoji ka marrë kallëzim nga një shtetas anonim, ku në padi akuzohen nëpunës të tjerë të Kadastrës, por jo ish-drejtori, Pula.

“Askush nga palët në këtë çështje nuk janë ankuar apo kallëzuar për procedurën e ndjekur në zyrën e shtetit. Shteti nuk i është shkaktuar ndonjë dëm, zero. Kush ka kallëzuar? Një njeri anonim. Ka kallëzuar një anonim pa lidhje për çështjen. Unë ja kam dalë ta kem këtë kallëzim që prokurori ja fshehu dje gjykatës. Drejtuar Arjan Ndojës, madje lëvdohet ky prokuror në këtë kallëzim, janë 5 faqe Ku prokuror lëvdohet për këtë kallëzim. Në asnjë resht të tij, kallëzuesi nuk përmend drejtorin për ndonjë shkelje. Kallëzuesi nuk përmend në asnjë rresht të tij drejtorin e ASHK-së. Ky prokuror ka marrë kallëzim nga shtetas anonim por njohës i procedurës së ASHK-së ku akuzohen nëpunës të tjerë, por jo drejtori i ASHK-së i vënë nën akuzë nga ky prokuror.  Prokurori mashtroi dje gjykatën ky si pikënisje të hetimit bëri policinë e Durrësit, edhe kur tha se kontratat e sipërmarrjes mes investitorit dhe pronarit të truallit janë me përqindje duke synuar të mbështesë akuzën për tjetërsim të pasurisë. Kontratat në të vërtetë janë të administruara në ASHK dhe janë individualizuar me pronar për çdo objekt. Bëhet fjalë për apartamente me metra katror individualizuar“, tha Braçe.

Zv-kryeministri nënvizoi se pronarët e tokave në Gjirin e Lalëzit nuk kanë bërë asnjë padi për procedurën e ndjekur nga Kadastra për këto toka apo objekte në këtë zonë, por ka qenë prokurori Ndoja ai i cili ka përfshirë në çështje Pulën.

“Kompania Lura sh.p.k ka ndërtuar me çdo leje të mundshme me marrëveshje dhe kontrata legale, kompleksin Lura 3. Ka aplikuar për të marrë sipas ligjit çdo leje, dhe i është shërbyer sipas ligjit sipas lejeve të marra më herët. Nuk ka lidhje as me grabitje tokash e pronash në Gjirin e Lalzit as me legalizime objektesh që nuk janë ndërtuar kurrë më parë. As investitori, as ndërtuesi as pronarët e truallit nuk kanë kallëzuar për procedurën e ndjekur në zyrat e shtetit. Asnjëri prej tyre nuk i është shkaktuar ndonjë dëm qoftë fizik, qoftë monetar. Kush ka kallëzuar dhe a është i dëmtuar ai? Ka kallëzuar një njeri anonim, pa lidhje me çështjen fare. Kallëzimi i është drejtuar specifikisht këtij prokurori.”, u shpreh ai.

Në reagim e sotëm Braçe mohoi akuzat e PD-së për lidhje familjare me Liridon Pulën. Ai theksoi se e ka takuar vetëm dy herë në jetë, për shkak të funksionit të tij. Njëkohësisht zv-kryeministri u shpreh se Pula është shantazhuar nga disa persona para se të shkarkohej nga detyra.

Një ditë më parë Erion Braçe pasi mori pjesë në seancën gjyqësore ndaj Liridon Pulës, ish-drejtori të Kadastrës së Durrësit, deklaroi se prokurori i çështjes Arjan Ndoj është i lidhur me bandat. Liridon Pula u arrestua në zyrë nën akuzat për “Shpërdorim Detyre”, ndërsa u shpall në kërkim edhe ish-drejtori i Legalizimeve, Flamur Gjuzi, për “Shpërdorim Detyre”. Në vend të Pulës është vendosur Arjan Cengu. /dosja.al/

Lajme te ngjashme