Home Aktualitet Rrëmbimi’ i 13-vjeçares, ironia e Manjanit: Ja ç’do kishin bërë Rilindasit nëse do ishin në opozitë

Rrëmbimi’ i 13-vjeçares, ironia e Manjanit: Ja ç’do kishin bërë Rilindasit nëse do ishin në opozitë

nga Editor

E imagjinoni se çfarë zhurmë do kishin bërë rilindasit nëse do ishin në opozitë, për këtë “rrëmbimin” e vajzës 13 vjeçare?!

Do kishin tërbuar dynjanë. Siç bënë për shtatzaninë imagjinare të Griseldës.

Edi Rama do shkumëzonte në konferenca për shtyp çdo gjysëm ore.

Erion Veliaj do kishte nisur 300 emaile, kuptohet me të njëjtin tekst ku do spjegohej se si qeveria rrëmbeu vogëlushen, për të manipuluar zgjedhjet… (mos kërkoni llogjikë tek spjegimet e tij).

Elisa do dilte për të sqaruar filmin horror që po përjeton vajza e rrëmbyer dhe, se në këto momente ajo dhe të rinjtë e FRESH kanë dalë në terren që ta gjejnë vajzën…

Policë të pa punë (që sot janë drejtues policie) do rrekeshin të tregonin se sa kriminale është policia e kolegëve të tyre…

E kështu do vazhdonin të terrorizonin opinionin, derisa tu thoshte Fuga “boll se paska qenë lojë”….

Le të guxojë dikush sot ta luajë këtë teatër ndaj tyre, sot në pushtet!!!

Shpallet kazan, shpifës, spiun e tradhëtar ndaj atdheut, baltosës etj. Në vijim aktivizohen task foecat, tatimet, pastrimi i pareve, IMT, PPP, dreqi i mallkum.

E përse?!

Sepse luan të njëjtin teatër që luajti Rilindja në opozitë…

Të drejtë janë apo jo?!

Drapër.

Lajme te ngjashme