Home Aktualitet “Kemi qenë me të para se ta vriste polici pas shpine”, flasin shokët e Klodjan Rashës: Nuk ka patur armë, doli për cigare

“Kemi qenë me të para se ta vriste polici pas shpine”, flasin shokët e Klodjan Rashës: Nuk ka patur armë, doli për cigare

nga Editor

Dy miqtë e ngushtë të Klodjan Rashës, me të cilët ai ka qendruar në orët e fundit para se të vritej nga Policia, shprehen se 25-vjeçari nuk ka pasur armë, madje kishte fobi prej tyre. Në një komunikim me gazetarët para banesës, ata shprehen se Klodjani kishte dalë për të blerë cigare në një kioskë që qendron e hapur 24 orë në zonën e Don Boskos, dhe asnjëherë nuk ka pasur konflikte dhe probleme me të tjerët.

“Unë jam shoku i Klodjanit, ka qenë njeriu që ka gëzuar respektin e të gjithëve atyre që e kanë takuar,. Aq sa jam unë tani i armatosur, aq është edhe Klodjani, nuk ka pasur prbleme me asnjë njeri, ai ka qenë me ne deri në 11 të natës, dhe e dimë shumë mirë këtë.

Nuk ka qenë një njeri që mund të cilësohej i rrezikshëm, ka dalë për të blerë cigare te një kioskë që qendron e hapur  24 orë. Policia brenda një kohe të shkurtër ka dhënë tre njoftime të ndryshme, ai është qëlluar pas shpine. Arma nuk i përkiste Klodjan Rashës, ai ka qenë me ne deri në 11 të natës, nuk kishte probleme, nuk ishte në asmëri, nuk ka pasu asnjë arsye për të pasur armë.

Asnjë problem nuk ka pasur, ka qenë si një njeri i zakonshëm. Nuk është në intersesin e Policisë së Shtetit që një punonjës i saj të vrasë nga pas një 26-vjeçar. Ky është një krim nuk është një vrasje nga pakujdesia. Çfarë kërcënimi është kur ti largohesh me vrap?!”, shprehen miqtë e Klodjan Rashës.

Dëshmia e efektivit të policisë që vrau Rashë rrëzon deklaratat zyrtare për armën

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se efektivi i policisë, është marrë dy herë në pyetje nga ana e hetuesve në lidhje me vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha. Mësohet se  në të dyja dëshmitë ai i ka qëndruar të njëjtave deklarimeve. Si në dëshminë e dhënë përballë oficerëve të policisë gjyqësore të SHÇBA-së ashtu edhe prokurorit, efektivi i policisë që qëlloi ndaj 25-vjeçarit ka thënë se ndaj viktimës ka qëlluar pasi ka pasur dyshime se ai ka pasur një send në dorë që dyshohet të ketë qenë armë zjarri.

Pra, referuar dëshmisë së efektivit, rezulton që edhe ai vetë nuk ka qenë i bindur se Klodjan Rasha ishte i armatosur, por e ka pasur në kuadër të dyshimeve. Ndërsa në ligj thuhet se përveç paralajmërimit dy herë një efektiv policie që të qëlloi ndaj një personi, këtë akt duhet ta ndërmarrë vetëm kur atij i rrezikohet jeta, dhe që duhet të krijojë bindjen e arsyeshme se ky person në momentin që asgjoset, apo qëllohet në drejtim të tij duhet që efektivi i policisë të jetë i bindur mbi veprimin që ndërmerr.

Gjithashtu një tjetër fakt, që sipas hetuesve efektivi ka shkelur ligjin është se ai e ka qëlluar Rashën kur ky i fundit ka tentuar të largohet, pra ka qenë  me shpinë, dhe nuk e ka pasur atë përballë në menyrë që viktima ta ketë sulmuar atë, apo ti rrezikojë jetën, një tjetër detaj ky që tregon se i riu është qëlluar nga polici në kundërshtim me ligjin.

Gjithashtu mësohet se hetuesit gjatë ditës së sotme pritet që të merren në pyetje edhe familjarët e viktimës, të cilët në daljet publike për mediat kanë mohuar në mënyrë kategorike se i afërmi i tyre ka qenë i armatosur. Rasha në zonë njihej si person i qetë dhe që nuk sillte probleme. Gjithashtu në pyetje do merren edhe disa fqinj të 25-vjeçcarit të cilët kanë dëgjuar edhe të shtënat me armë ditën e ngjarjes.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!