Home Aktualitet Agron Gjekmarkaj: Kur policia shndërrohet në instrument dhune!

Agron Gjekmarkaj: Kur policia shndërrohet në instrument dhune!

nga Editor

Nga Agron Gjekmarkaj-

Vrasja e 25 vjeçarit  Klodian Rasha në Laprakë natën e 8 Dhjetorit  nga policia është një tregues sesi policia e shtetit po shnderrohet në instrument dhune. Menyra sesi  po  menxhohet zbardhja e  ngjarjes  nga organet shteterore është tregues sesi secili prej nesh mund të ike keso bote  për “fajin e vet” !  Të kesh fatin e Klodianit të gjorë duket si mundesi për të gjithë. Secili prej nesh mund të vdesë me dy hurma në dorë të cilat mund të interpretrohen si armë berthamore. Qeveria po e trajton gati si një aksident rrugor. Policia ka vrarë pa shkak një qytetar të pafajshem për asgjë. Edhe sikur i fajshem të ishte nuk të vret policia, (ajo e bën atë vetm si mbrojtje ekstreme) por është gjykata që jep vendim megjithëse në vendin tonë ska më denim me vdekje.

Tek të gjitha regjimet para se ta çonin vetëgjyqësinë tek uniforma vrasjet ( ekzekutimet )  më parë kanë eksperimentuar dhunen  verbale, rracore, politike, gjinore e të tjerë. Gjuha e perdorur  ka trimeruar në çdo kohë e shtet  skalionet ideologjike në strukturat shteterore, I ka  frymezuar  ato për çdo reagim.  Mjafton të kujtosh diskurin e Kryeministrit e në veçanti atë të  Ministrit  të  Brëndshem të cilet të dy bashkë e veç e veç tentojnë  të tkurrin çdo reagim qytetar për të mbrojtur pushtetin e tyre.

Asnjë Minister i Brendshem nuk është shfaqur kaq perçares sa ky aktuali. Askush sa ky s’ja ka shkelur syrin instikteve shtazarake të dhunes,me fjalë  e akte sic ishte tendenca për ligjin e policisë ku cdo komisar rajonal mund të vinte nën pergjim këdo. Gjëtë protestave të vitit të kaluar, habiti edhe vetë Edi Ramen për zellin duke   kercenuar  Opoziten , mbeshtetesit e saj dhe mbi të gjitha perndjekur duke i gjuajtur gaz lotësjelles tek këmbet në menyrë të shenjestruar Liderit të saj si ky i tanishmi !  Askush si ky nuk ishte shfaqur skuqur si skaldabanjo në çdo qoshe nga urrejtja dhe gjuha si teneqe mbushur me helm ndaj gjysmes tjeter të vendit që nuk i bëntë hosana “Rilindjes” e cila e mori me qera.

Kjo situatë ‘trimerimi”  mua dhe Mark Markun na kthen shpesh në Prillin e vitit 2013 kur Gjenerali u hoq nga detyra. Na qe dhimsur, na u duk një padrejtësi dhe rrinim dy herë në ditë me të e mbanim me gajret por atij i ishte mbushur mendja se persektutimi ndaj tij nuk ndalej me kaq po edhe e pergjonin këmba këmbes. I lidhur nga paranoja nuk  largohej shumë nga shtepi dhe një paraditë u takuam në barin e një hoteli afer shkolles pedagogjike, pasi ndenjem nja dy ore të rrasta duke  vënë melhem mbi plaget e Gjeneralit u ngritem për të ikur ! Pasi bëmë një cope rrugë deri afer pazarit të ri u ndalem edhe një cope here po ai nuk largohej. Me te qeshur i them futja me vrap se rrimë une e Marku e të shohim dhe kapim në kohe reale çdo keqbëres të Berishes. Ai na pa nja dy here si me çudi por nuk ju duk ide e keqe por goxha konstruktive, dhe aman falë i kjoshim zotit u nis më turr duke kthyer kohen nja dy tri here nga ne qe ja bënim me dorë e sa hap e mbyll sytë mberriti tek pallati. Pjesen tjeter të rruges që na mbet ne kuptohet sa qeshem dhe Marku që me pyeste “si dreqin është bërë Gjeneral ky me gjithë këtë frikë” . Tani ky do ja bëjë tete me dy shqiptarve.

Tek çdo polic do shihni fytyren time pat thënë me epifani e emfazë teksa merrte  detyren qe i dukej e  perjetshme ! Tek polici që vrau Klodian Rashen se desh ti ikte një gjobe 30 mijë lek të vjetra cilen fytyrë të shohim se neper natë  fytyra nuk dallohet qelibar? Kryepolici  Ardi Veliu i cili me krenari para komisionit parlamentar të sigurisë nxirrte një video “biografike” për  të diskretituar një zonjë djali i së ciles adoloshent u dhunua nga policia tek kodrat e liqenit u mbrojt me vendosmeri nga Edi Rama në sfidë të plotë me opinionin publik. Sepse atij i duhet një polici e vetja për zgjedhjet, me një minister e kryepolic që nuk durojnë njëri-tjetrin por bëjnë garë sit ë mbijetojnë me sherbime pranë Rames. Situatë ideale perdorimi.

E kemi parë shumë herë të keqperdorur policinë e shtetit në keto dekada, po asnjëherë në sherbim të trilleve mafioze siç  ishte shembja e Teatrit Kombetar asaj plage që ende kullon, ku çizmja e policit politik shkelte mbi koka stduentesh apo gazetaresh siç ishte rasti i Alfred Leles. Secili prej nesh e di që në policinë e shtetit ka njerez të nderuar e profesionistë por gjithnjë e më teper po bindemi që segmente të rendesishme të saj po shnderrohen në instrumente të çmendura dhune.

“Lideri i vetmuar” siç vetë thirret me perkedheli narciste Kryeministri qysh kur u ul në kolltukun e pushtetit mendoi ta edukonte këtë popull nepermjet dhunes policore e cila po e shfaq fizionominë e saj më qartë gjatë kësaj stine elektorale. Klodian Rasha gaboi, thonë që për ti shpetuar një gjobe mëqënëse ishte pa maskë vrapoi, mund të ndalonte mbase mund ta rrihnin, ta dhunonin, ti thyenin ndonjë brinjë a nofull por do ja falnin  jeten. Por jo nuk ja falen vrapin, këtu stë falin ata po vrapove i ri apo i vjeter me maske apo jotë gjuajnë të vrasin. Diten per diell mbi gjysma e  Tiranes është pa maska, policë, zyrtarë, kriminelë para të cileve OFL duket si kameriere, ndersa në dy të nates Klodiani pa maskë ishte rrezik global për shendetin publik dhe polica buzeqesh qashter, po ama me qytetaret modest ajo shfaq një egersi e arrogancë që zë fill tek gjuha publike e shefit të tyre.

Tipologjia e gjobavë për mos mbajtje të maskes e cila do duhej të jepej falas po godet, kryesiht të rinjët, të papunet dhe të varferit e periferive të asaj periferie ku jetonte edhe Klodian Rasha. Nuk është dita sot për të kujtuar të vraret nga krimi dhe punen e policisë po për ti bërë thirrje asaj , të gjithë atyre që kanë ndergjegje qytetare brenda saj të mos bëhen pjesë e ketij transformimi që nga instrument sigurie për qytetaret e  shnderron në instrument  dhune ndaj tyre.

Një fjalë e urtë italiane thote “ kush me shpate plagos nga shpata e peson” ! Nuk është dita për ti kerkuar doreheqjen Zotit Minister se ai se ka më në dorë atë , ai nuk mund të ike as të rrijë pa leje. Nuk e ka atë liri. Ai vetem  mund të nduke gradat me shkulme nga petkat  e veta ushtarake për hir të pushtetit, të skuqet dhe belbezoje  pa leje, të  debojë ndonjërin edhe  që nuk e mendon   Edi Ramen, strateg më të madh se Napoleon Bonapartin, ta qortojë si të pa kulturë çdokend që nuk ka lexuar të vetmin liber që ai ka shfletuar, atë sesi bëhen Hamburgerat dhe pse MekDonals nuk shtrihet paq gjithandej , po  vetem Kaq. Po bindet Ramen që i prish punë është hesap tjeter !

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!