Home Aktualitet Dita e Rinisë, Tabaku: Nuk kishte gjë më të trishtë se vrasja e të riut nga policia, do t’i rikthejmë Shqipërisë dinjitetin

Dita e Rinisë, Tabaku: Nuk kishte gjë më të trishtë se vrasja e të riut nga policia, do t’i rikthejmë Shqipërisë dinjitetin

nga Editor

Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, kujton 30-vjetorin e Lëvizjes Studentore, teksa shprehet se “Në këtë ditë nuk kishte gjë më të trishtë se sa lajmi për vrasjen e 25 vjeçarit nga forcat e policisë”.

Mes të tjerash, teksa flet për papunësinë, Tabaku thekson se PD ka qenë dhe është një parti që do t’i mundësojë të rinjve mundësinë jo vetëm për të rritur veten, por edhe për ndihmuar Shqipërinë të ecin përpara.

Mesazhi i Tabakut:

Sot dita e Rinisë, ku 30 vjet më parë rinia u ngrit për të ndaluar diktaturën e përgjakshme komuniste. Në këtë ditë nuk kishte gjë më të trishtë se sa lajmi për vrasjen e 25 vjeçarit nga forcat e policisë në kundërshtim me çdo ligj. Pikërisht për këtë folëm sot, për rininë dhe dëshirën e tyre për ndryshim.

Për rininë dhe papunësinë, se si duhet të luftohet kjo uri e madhe për të ikur nga vendi i të parëve tanë. PD ka qenë dhe është një parti që do t’i mundësojë të rinjve mundësinë jo vetëm për të rritur veten por edhe për ndihmuar Shqipërinë të ecin përpara. Prandaj besojmë se së bashku me rininë do t’i rikthejmë Shqipërisë dinjitetin e nëpërkëmbur, besimin tek rinia dhe besimin tek Shqipëria.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!