Home Aktualitet Ylli Manjani: Vdekja e 25 vjeçarit është vrasje me dashje, jo kapërcim i mbrojtjes nga policia

Ylli Manjani: Vdekja e 25 vjeçarit është vrasje me dashje, jo kapërcim i mbrojtjes nga policia

nga Editor

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani se vdekja e 25 vjeçarit Klodian Rasha që u qëllua nga policia ditën e sotme, është vrasje me dashje jo dhe kapërcim i kushteve të mbrojtës, siç e klasifikon Policia e Shtetit.

“Ngjarja tragjike që edhe vetë SHÇB e konfirmon, nuk na tregon që viktima sulmoi policinë. Përkundrazi ai iku (u përpoq t’i ikte). Askund nuk thuhet se ai sulmoi policinë!!! Ndaj nuk flitet fare për mbrojtjen e nevojshme, por jemi qartësisht në kushtet e vrasjes me dashje. Dallimi ligjor është shumë i madh në dënim”,- shkruan Manjani në një reagim në Facebook.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit në Facebook:Siç pritej, pa asnjë surprizë, konkluzionet e SHÇB, pra të Policisë nuk zhgënjenë aspak.“Vrasje në kapërcim të mbrojtes së nevojshme” – thotë Policia.Normal që këtë do thotë. Prandaj duhej që këtë hetim ta kryente dhe drejtonte Prokuroria e pavarur.Po si more qenka “në kapërcim të mbrojtjes së nevojshme” polici që nuk u sulmua nga askush?!Po lexojeni Kodin Penal nenin 19 të tij dhe të kuptoni që flitet për Mbrojtje të nevojshme (për rrjedhojë edhe për tejkalimin e saj) vetëm kur:1. Jemi para një sulmi real,2. Sulmi është i padrejtë,3. Sulmi është i atëçastshëm.Reagimi mbrojtës ndaj këtij sulmi duhet të jetë proporcional. Kur humbet proporcionaliteti kemi tejkalim të mbrotjes së nevojshme.Ky është Kodi Penal.Është Penale e Përgjithshme. Viti i dytë semestri i parë në juridik! Edhe në Akademinë e Policisë njësoj e mësojnë penalen…Tani, ngjarja tragjike që edhe vetë SHÇB e konfirmon, nuk na tregon që viktima sulmoi policinë. Përkundrazi ai iku (u përpoq t’i ikte).Askund nuk thuhet se ai sulmoi policinë!!!Ndaj nuk flitet fare për mbrojtjen e nevojshme, por jemi qartësisht në kushtet e vrasjes me dashje.Dallimi ligjor është shumë i madh në dënim.Unë e kuptoj që ai polic është gjendur në rrethana fatkeqe, por akti që ka bërë nuk ka lidhje me vetëmbrojtjen. Do isha krejt dakort që të shihej në kontekstin e rrethanave lehtësuese ajo ngjarje për të, por ai nuk u sulmua që u detyrua të nxjerrë armën për të qëlluar. Të paktën kështu del edhe sipas raportimit të SHÇB.Atëhere ku e panë konceptin e vetëmbrojtjes këta?!Ndaj insistoj, që këtë çështje ta marrë në dorë Prokuroria dhe jo Policia!

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!