Rama, urrejtje ndaj Europës e sulm partneritetit me Gjermaninë…

Read Time:1 Minute, 11 Second

Nga Kastriot Islami

Rama për hapjen e negociatave me BE preferon më mirë një “JO të thatë” sesa një “PO me kushte”. Sepse përmes JO-së do të tentojë të mashtrojë përsëri shqiptarët duke ju thënë se “unë jam djalë i mirë që i kam kryer të gjithë detyrat e shtëpisë por ekstremistët dhe euroskpetikët në vëndet e BE që i urrejnë shqiptarët s’duan ti hapin negociatat me Shqipërinë”. Kurse PO-ja e mencuar gjermane e shoqëruar më 9 kushte e ka nervozuar e revoltuar, e madje tërbuar sepse gjermanët i kanë thënë Ramës se “ne do ta pranojmë pa kushte Maqedoninë e Veriut se qeveria e saj i ka kryer të gjithë detyrat e shtëpisë kurse Shqipërinë do ta pranojmë vetëm atëhere kur të kryejë detyrat e shtëpisë sepse Rama jo vetëm s’i ka realizuar detyrat e vendosura një vit më parë por madje gjëndja është përkeqësuar duke na detyruar të shtojmë edhe disa kushte të tjera…”. Prandaj Rama prej disa ditësh i nxit djallëzisht shqiptarëve urrejtjen ndaj Europës dhe tinëzisht sulmon partneritetin strategjik me Gjermaninë.

**
Shqipëria ka shansin e madh të jetë gjeografikisht, por jo vetëm, në Europë dhe historikisht e ka drejtuar gjithnjë fytyrën nga perëndimi, përvec rasteve kur drejtuesit e saj për qëllime të pushtetit të tyre personal e kanë orientuar vëndin plotësisht apo pjesërisht nga lindja. Mos tju duket e cuditshme që njëri prej tyre është edhe Edi Rama.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post “Më heq shijen e jetës”, Tupja flet për brengën ndaj të birit: Kur unë të mbyll sytë, ç’do ndodhë me të?
Next post Terror brenda Komisariatit, vriten dy efektivë policie