Home Aktualitet Të vritesh nga policia pse vrapon për t’i shpëtuar gjobës së qeverisë!

Të vritesh nga policia pse vrapon për t’i shpëtuar gjobës së qeverisë!

nga Editor

Nga Rexhep POLISI

Një i ri u ekzekutua nga policia pas mesnate në zonën e Laprakës në Tiranë. Klodjan Raxha nuk kishte bërë asnjë krim, por u vra nga shteti vetëm pse tentoi t’i shpëtonte ndjkjes së policisë për të mos i vendosur gjobën 100 mijë lekëshe të vendosur me ligj nga qeveria për ata që lëvizin pas orës 22:00.

25-vjeçari Klodjan Raxha kishte dalë nga shtëpia për të pirë kafe në një lokël në zonën e Laprakës në Tiranë. Ai ka dalë nga lokali dhe është nisur drejt banesës së tij, por teksa ka parë patrullën e policisë ka vrapuar që të mos gjobitet pse kishte dalë pas orës 22:00 dhe është qëlluar me dy plumba nga një efektiv i patrullës së policisë.

Policia njoftoi zyrtarisht se 25-vjeçari kishte armë ndaj u qëllua për vdekje, por ky version u rrëzua nga xhaxhai i tij, i cili deklaroi për mediat se nuk kishte armë në dorë, por dy hurma. Marrëzia e policisë shkon edhe më tej duke vendosur një armë në vendin e krimit, njëlloj si në kohën e diktaturës kur sigurimi i shtetit vendoste armë në kisha e xhamia për të përligjur shembjen e tyre.

Policia u kujdes që të njoftonte se i riu që u ekzekutua kishte qenë një person me precedentë penalë të mëparshëm, por fqinjët dhe familja deklaruan se ai ishte shumë i sjellshëm, dhe nuk ngacmonte akënd në lagje.

Ndërkohë xhaxhai i Klodjanit, Hasan Rasha teksa foli në emrin e familjes, tha se nipi i tij ishte një person që kishte pasur më herët probleme me shëndetin mendor, për të cilat dhe ishte mjekuar, ndërsa dha bindjen e plotë se nuk kishte pasur armë as me vete dhe as në shtëpi. Ai kërkoi që ngjarja të zbardhet sa më parë nga ana e Policisë, ndërsa u shpreh i bindur se nipi i tij nuk ka drejtuar armë në drejtim të punonjësve të Policisë.

Ky krim shtetëro u krye në orët e para të agimit të 8 dhjetorit, pikërisht në ditën simbol të rrëzimit të diktaturës, për të na kujtuar edhe një herë se bijtë e atyre që instaluan diktaturën po tentojnë ta rikthejnë sërish atë.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!