Home Aktualitet Presidenti Meta, bashkëbisedim me eurodeputeten Isabel Santos: Integrimi i Shqipërisë kalon vetëm përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme

Presidenti Meta, bashkëbisedim me eurodeputeten Isabel Santos: Integrimi i Shqipërisë kalon vetëm përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme

nga Editor

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka zhvilluar një bashkëbisedim me  Raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian, eurodeputeten Isabel Santos dhe Ambasadorin e Delegacionit të BE në Tiranë, Luigi Soreca.

Kreu i shtetit shprehet se ka falënderuar eurodeputeten Santos për vëmendjen e posaçme që i ka kushtuar në Projekt Rezolutën për Shqipërinë zgjedhjeve të ardhshme, fenomenit të shpopullimit dhe cënimit të lirisë së medias në Shqipëri.

Më tej, Meta shkruan se “si President i Republikës  e sigurova zonjën Santos se do të vazhdoj të bëj çdo përpjekje për zbatimin e plotë të të gjitha kushteve, që lidhen me nisjen e negociatave të anëtarësimit. Integrimi europian i Shqipërisë kalon vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe ndërtimit të shtetit ligjor me institucione të pavarura dhe funksionale”.

Postimi i plotë i Presidentit Ilir Meta në Facebook:

Kënaqësi të zhvilloja sot një bashkëbisedim të sinqertë e miqësor me Raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian, eurodeputeten Isabel Santos, dhe Ambasadorin e Delegacionit të BE në Tiranë, zotin Luigi Soreca.
Një falenderim i veçantë për zonjën Santos, për vëmendjen e posaçme që i ka kushtuar në Projekt Rezolutën për Shqipërinë zgjedhjeve të ardhshme, fenomenit të shpopullimit dhe cënimit të lirisë së medias në Shqipëri.
E sigurova se si President i Republikës do të vazhdoj të bëj çdo përpjekje për zbatimin e plotë të të gjitha kushteve, që lidhen me nisjen e negociatave të anëtarësimit.
Integrimi europian i Shqipërisë kalon vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe ndërtimit të shtetit ligjor me institucione të pavarura dhe funksionale“,- shkruan kreu i shtetit në një postim në Facebook.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!