Home Aktualitet Basha, Berisha dhe drejtuesit e PD-së, homazhe tek monumenti i Azem Hajdarit

Basha, Berisha dhe drejtuesit e PD-së, homazhe tek monumenti i Azem Hajdarit

nga Editor

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha dhe drejtues të PD-së, kanë zhvilluan homazhe në monumentin e heroit të demokracisë Azem Hajdari, në Qytetin Studenti në Tiranë.

Homazhet u zhvilluan në kujtim të 8 Dhjetorit, Lëvizjes Studentore që solli rënien e diktaturës komuniste në Shqipëri. Basha dhe Berisha vendosen kurora me lule në nderim të liderit të lëvizjes studentore të vitit 1990.

Homazhe bënë edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho, si dhe në emër të të rinjve, kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!