Home Aktualitet Pedagogia e studentëve: Amaneti i Azemit pas 30 vitesh nuk është çuar në vend

Pedagogia e studentëve: Amaneti i Azemit pas 30 vitesh nuk është çuar në vend

nga Editor

Ilirjana Kucana

8 dhjetor 1990.

Sot 30 vite më parë studentët të udhëhequr nga pedagogët e tyre nisën lëvizjen e ashtëquajtur Lëvizja e parë e Dhjetorit.
Ishim vendi i fundit në Europë që kishim ngelur nën regjimin Komunist. Një regjim që për nga forma ishte më i egri që një vënd komunist kishte përjetuar. Thirja kryesore e asaj lëvizje ishte “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Për rë ardhur keq kur e mendon që pas 30 vitesh kjo shprehje gjen përdorim në çdo protestë dhe ka po të njejtën vlerë si 30 vite më parë. Shumë gjëra kanë shkuar keq që amaneti i Azemit, pishtarit të demokracisë dhe shokëve të tij nuk është çuar ende në vend. Nuk e mohoj që kjo lëvizje është një frymëzim për mua dhe shpirtin tim protestues. Frymëzim për të qenë gjithmon në krahë të studentëve.
Frymëzim për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa!!! Gëzuar ditën e Rinisë të dashur studentët e mi! Mos u dorëzoni kurrë në kauzat tuaja të drejta! Mos u dorëzoni derisa ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa!

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!