Home Aktualitet Rezoluta e djeshme e PPE përcakton fatin e pakthyeshëm të Ramës

Rezoluta e djeshme e PPE përcakton fatin e pakthyeshëm të Ramës

nga Editor

NGA RED VARAKU

Rezoluta e Zagrebit e Partive Popullore Europiane e datës 23 nëntor 2019, ishte rezoluta e cila fillimisht, jo vetëm njohu dhe pranoi krizën e thellë dhe kushtetuese në Shqipëri, por njëkohësisht përcaktoi dhe rrugën e zgjidhjes së kësaj krize nëpërmjet mbështetjes që i dha projektit të Partisë Demokratike për rikthimin e demokracisë në vend.

Falë faktit që PPE përbëjnë dhe shumicën udhëheqëse në BE , Rezoluta e Zagrebit gjithashtu prodhoi të gjitha ngjarjet që pasuan më pas përfshi krijimin e Këshillit Politik në janar dhe marrëveshjen e pesë qershorit , e cila më pas u shkel hapur nga kjo mazhorancë.

Por, Rezoluta e djeshme e datës 07.12. 2020 ndryshe nga ajo e Zagrebit, për herë të parë në mënyrë të drejtëpërdrejtë ka bërë përgjegjëse qeverinë si shkaktare të krizës së thellë kushtetuese dhe politike në Shqipëri dhe ngarkon atë me zgjidhjen e kësaj krize.

Pra, ajo bën qartazi përgjegjëse qeverinë për krizën dhe ngarkon atë me zgjidhjen e krizës duke dënuar hapur veprimet e qeverisë së kryeministrit Rama me anë të të cilave ai shkeli e marrëveshjen e pesë qershorit me ndryshime ligjore të njëanshme.

Gjithashtu, për herë të parë kemi një rezolutë që vjen nga një institucion ndërkombëtar ,që akuzon partinë në pushtet si bllokuese të Reformës në Drejtësi dhe shkaktare të pandëshkueshmërisë duke iu referuar këtu pandëshkimit të krimeve zgjedhore referuar dosjeve të Prokurorisë nr. 184 dhe 339.

Kjo rezolutë njëkohësisht ‘urdhëron’ dhe formulën e zgjidhjes së kësaj krize duke nxitur fuqimisht Kuvendin e Shqipërisë që t’i bindet dhe të zbatojë menjëherë opinionin e kërkuar nga Komisioni i Venecias për ndryshimet kushtetuese dhe ligjore lidhur me zgjedhjet e 25 prillit. Pra, kjo rezolutë i vendos zgjedhjet e ardhshme si kryekusht për zgjidhjen e krizës dhe për çdo devijim nga kjo bën përgjegjëse vetëm qeverinë.

Tani duke risjellë edhe njëherë në kujtesë që Partitë Popullore Europiane përbëjnë dhe grupin më të madh i parlamentit europian, grupi që ‘defacto’ drejton sot Europën, është e qartë kjo rezolutë e Asamblesë së PPE do të konkretizohet dhe materializohet në akte konkrete institucionale kundër kujtdo që do guxojë t’i dalë kundër.

Akte që pritet t’i shohim të materializuara konkretisht në ditët dhe javët në vijim nëse kjo qeveri nuk heq dorë nga projekti i saj për të vjedhur sërish zgjedhjet.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!