Home Aktualitet Shpërndante drogë, arrestohet 31-vjeçari në Durrës, sekuestrohen 840 doza heroine dhe marijuanë

Shpërndante drogë, arrestohet 31-vjeçari në Durrës, sekuestrohen 840 doza heroine dhe marijuanë

nga Editor

Policia e Durrësit ka arrestuar një shpërndarës droge dhe ka sekuestruar 840 doza heroinë, një sasi lëndë narkotike marijuanë dhe 2 peshore elektronike që përdoreshin për peshimin e lëndës narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bazë të informacioneve që disponoheshin nga seksioni për Hetimin e Krimeve se një shtetas kishte sende të kundraligjshme në banesë dhe merrej me veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, organizuan punën dhe finalizuan operacionin e koduar “Spring Square”.

Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, u arrestuan në flagrancë shtetasi E. I., 31 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i tij u bë pasi mbi bazën e informacioneve se ky shtetas merrej me shpërndarjen e drogave të forta në doza të vogla, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, kanë ushtruar kontrroll në banesën e shtetasit E. I., dhe kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 840 gram, lëndë narkotike heroinë, një sasi lëndë narkotike marijuanë dhe 2 peshore elektronike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!