Home Aktualitet Lefter Maliqi: E duam Shqipërinë pa Edi Ramën! Të rinjtë shqiptarë kanë mundësinë ta realizojnë atë ëndër më 25 prill

Lefter Maliqi: E duam Shqipërinë pa Edi Ramën! Të rinjtë shqiptarë kanë mundësinë ta realizojnë atë ëndër më 25 prill

nga Editor

Nga Lefter Maliqi

E duam Shqipërinë pa Edi Ramën! 30 vite pas, të rinjtë shqiptarë kanë edhe një shpresë të fundit për të realizuar atë ëndërr, 25 Prillin.
Të dashur të rinj e të reja!
Sot, dua t’ju uroj ju në këtë 30-vjetor të Lëvizjes Studentore të Dhjetorit, që mundësoi një jetë të lirë për të gjithë ju, e që sot falë asaj Lëvizjeje, Shqipëria feston Ditën e Rinisë.
E duam Shqipërinë si gjithë Europa! – Kjo ishte thirrja e të gjithëve atëherë, që në dyluftim me dhunën e regjimit, arritën ti dhuronin Shqipërisë një të ardhme të lirë.
Lufta për liri dhe demokraci u kurorëzua me fitore, fitore që festohet akoma edhe sot, me po të njëjtin emocion, por fatkeqësisht ende pa e përmbushur ëndrrën e atyre që luftuan për të ardhmen e Shqipërisë, të rinjtë heronj të Demokracisë.
Fatkeqësisht sot, 30 vite më pas, të rinjtë e këtij vendi bëjnë të njëjtën thirrje: E duam Shqipërinë si gjithë Europa!
Sot, më shumë se kurrë, pas 3 dekadash, në emër të asaj dite, do të luftojmë sërish për ta plotësuar atë ëndërr.
25 Prilli, është shpresa e vetme për të mos u vonuar më shumë drejt asaj ëndrre, ndryshe Shqipëria do të mbetet e vetme, pa gjakun që qarkullon nëpër venat e një vendi, Rininë.
Sot, 30 vite pas, mijëra të rinj janë larguar në vendet e Evropës, pasi në Shqipëri, nuk shohin jo të ardhme, por as shpresë që të çon drejt saj.
Këtë 30-vjetor, Evropa na e mbylli derën për të disatën herë.
Shqipëria po shpopullohet, ndaj nuk ka më kohë për të humbur!
E duam Shqipërinë pa Edi Ramën, është thirrja e vetme që mund të bëjë realitet ëndrrën e heronjve të lirisë, 30 vite më parë.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!