Home Aktualitet Ndalimi i memeve/ Salianji: Qeveria po ushtron presion dhe po kërcënon gazetarët

Ndalimi i memeve/ Salianji: Qeveria po ushtron presion dhe po kërcënon gazetarët

nga Editor

Ish-deputeti Ervin Salianji i ftuar në “Open” e ka konsideruar si një kërcënim kundrejt gazetarëve draftin që po qarkullon prej ditësh në media, për ndryshimin e ligjeve për shpifjet dhe për MEME-t.

Salianji tha se nëpërmjet këtij drafti, qeveria po ushtron një presion ndaj gazetarëve.

Sipas Salianjit ky presion po bëhet në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo. ai tha se edhe nëse nuk bën qeveria presion, në këtë mënyrë,  u jepet mundësia që ta bëjë dikush tjetër.

“Qeveria po kërcënon drejtpërdrejtë gazetarët, po ushtron presion drejt tyre, po i lë pa mbrojtje. Konkretisht krismat e armëve si në rastin e Klodiana Lalës, nuk dua të futem në detaje tani, por e dimë shumë mirë…”- tha Salianji.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!