Home Aktualitet Shija e humbjes/Rama nxiton të ndryshojë ligjin, ish-kryeministri ruhet edhe 4 vite pasi largohet!

Shija e humbjes/Rama nxiton të ndryshojë ligjin, ish-kryeministri ruhet edhe 4 vite pasi largohet!

nga Editor

Fakti që Rama e di mirë se me 25 prill ikën nga pushteti del jo vetëm nga sondazhet, por edhe nga ky fakt i fundit.

Një projektligj që është hedhur për konsultim publik nga Ministria e Brendshme në lidhje me Gardën e Republikës, propozon mes të tjerash zgjatjen e mbrojtjes nga efektivët e Gardës për kryeministrin Rama.

Nëse Edi Rama do ta ndjente veten fitues me 25 prill nuk kishte pse nxitonte të bënte ndryshime në Ligjin aktual, kur pandemia po bën namin. Pra diçka e fortë ka detyruar kryeministrin të urdhërojë ministrin e brendshëm që të iniciojë ndryshime në ligjin e Gardës, ku përcaktohen masat e ruajtjes së një ish-kryeministri.

Në ligjin aktual parashikohet që kryeministri mbrohet nga Garda edhe 3 vite pasi ka lënë detyrën, ndryshimet propozojnë që kjo kohë të zgjatet deri në 4 vjet.

Pra sinjalet e forta se nuk do jetë më kryeministër kanë sjellë interesin e tij që kryeministri kur ikën të ketë masa mbrojtëse, etj.

Pra po përgatitet për ikje!

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!