Home Aktualitet Ish-deputeti i PD-së/ Bylykbashi: Si po i manipulon PS-ja emigrantët!

Ish-deputeti i PD-së/ Bylykbashi: Si po i manipulon PS-ja emigrantët!

nga Editor

Ish-deputeti i PD-së, njohës i mirë i çështjeve zgjedhore, Oerd Bylykbashi, i ftuar mbrëmjen e sotme në Radarin Informativ në “ABC” përballë gazetares Jonida Shehu akuzoi se, Partia Socialiste ka filluar procesin për të manipuluar votën e emigrantëve.

“Ne kemi edhe mesazhe që kanë çuar eksponentë të lartë të PS-së për organizimin e strukturave të tyre për të thirrur emigrantët e tyre. Psh një nga 4 koordinatorët që ka caktuar qeveria për emigrantët është ish-drejtuesi i PS-së në Itali. Ai do të koordinojë emigrantët në Itali.

Pra janë duke bërë gati regjistrimin e vetëm votuesve socialistë. Kjo është skandaloze. Por nga ana tjetër ju keni psh, drejtuesi i postës shqiptare është një nga funksionarët më të lartë në sekretariatin e PS-së. Por kemi edhe dicka tjetër, KQZ duhet të bëjë një sistem të ri votimi nga fillimi” tha ai.

Biometrinë, demokrati e cilësoi si garanci për të shmangur mbushjen e kutive duke justifikuar koston. Bylykbashi kishte një këshillë për kryetarin e partisë, Lulzim Basha. “Duhet të bëjmë kujdes që deputetët ti kenë rrënjët në elektoratin e tyre në mënyrë që të marrim maksimumin” tha ai. Megjithatë për rezultatin e zgjedhjeve, Bylykbashi ka vetëm një dilemë; “Çështja është që Edi Rama, humbet thellë apo ngushtë” tha ai.

Për shkak të situatës nga pandemia, Komiteti Teknik vendosi ndalimin e aktiviteteve politike, por Bylykbashi thotë se në periudhën e hapjes së fushatës, pra 30 ditë para zgjedhjeve kjo nuk ka vlerë pasi “Prelavon Kodi zgjedhor mbi aktin normativ”.Save

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!