Home Aktualitet Testet e shpejta nisin 8 muaj pasi i kërkoi Basha. Strazimiri: Sot dikush duhet të ishte në burg

Testet e shpejta nisin 8 muaj pasi i kërkoi Basha. Strazimiri: Sot dikush duhet të ishte në burg

nga Editor

Qeveria ka vendosur të përdorë testet e shpejta për parandalimin e koronavirusit. Ish-deputeti i PD-së, Gent Strazimiri, në një postim në Facebook thotë se përdorimi i testimeve masive është kërkuar nga kreu i PD-së, Lulzim Basha tetë muaj më parë. “8 muaj pas kërkesës së Lulzim Bashës,  922 të vdekur më pas (sipas qeveriut),  më në fund TESTIM MASIV!!! Edhe sikur Shqipëria të kishte pas shqiptarë më shumë se ç’ka kinezë Kina (jo më bota), sot dikush duhej të ishte nën hekura… Gjynah që vdekjet që shkakton qeveria ecin më shpejt se SPAK që “ecën ngadalë, por me hapa të sigurt” … Çështje fati… shqiptarët * “kanë qëllu jetëshkurtër” … ose ..dritëshkurtër…”,-shkruan Strazimiri .

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!