Home Aktualitet Berisha denoncon “Mega-aferën” korruptive me parkun e energjisë diellore të Karavastasë: Rama i përfshirë

Berisha denoncon “Mega-aferën” korruptive me parkun e energjisë diellore të Karavastasë: Rama i përfshirë

nga Editor

Ish-kryeministri Sali Berisha denoncon mega-aferën korruptive që po konsumohet nga qeveria “Rama” me parkun e energjisë diellore të Karavastasë.

Teksa publikon një mesazh denoncues të mbërritur në adresën e tij elektronike, Berisha shprehet se “Edvin Hajduti” merr me një kompani fantazëm me kapital 100 mijë lekë dhe kushurirën e tij si administratore të saj, 300 h tokë në Karavasta.

Denoncimi i Berishës

“Mega-aferë tjetër korruptive me parkun e energjisë diellore të Karavastasë!

Miq, Edvin Hajduti merr me një kompani fantazëm me kapital 100 mijë lekë dhe kushurirën e tij si administratore të saj, 300 h tokë në Karavasta.

Pronari i kompanisë fantazmë me 100 mijë lekë kapital të krijuar pak ditë para lidhjes së kontratës banon në Danimarkë.

Kontratën me kompaninë fantazmë me administratore kushurirën e besimit të lartë të Edvin Hajduti e ka firmosur narko-ministri i familjes, Çuçi.

300 hektarë tokë në Karavasta kanë për destinacion parkun e energjisë diellore të Karavastasë të familjes Rama, që do ndërtojë me një investim 50 milionë euro kompania fantazmë me kapital 100 mije lekë dhe administratore kushurirën e besimit më të lartë të Edvin Hajdutit.

Lezoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

I nderuar Z. Berisha!

Me anë të këtij mesazhi që klrkoj ta bëni publikë dua të denoncoj një shpërdorim të detyrës nga ana e Ministrisë së Bujqësisë dhe  Zhvillimit Urban, dhe përkatësisht të Ministrit Bledi Çuçi, sekretarit  përgjithshëm Z. Enea Hoti dhe gjithë grupit të vlerësimit për dhënien me qira të tokave bujqësore..

Në datën 22.09.2020 përpara noterit publik është lidhur kontrata e qirasë ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë dhe  Zhvillimit Rural dhe Shoqërisë Farm Albania Shpk duke i dhënë kësaj shoqërie 300 ha tokë bujqësore në fshatin Karavasta e re sot Bashkia Divjak.

Kjo shoqëri fantazmë është krijuar disa kohë apo ditë më parë nga një individ i quajtur Bujar Zhuri me banim në Danimarkë i cili është edhe presidenti saj.

Nëse shohim Ekstraktin e shoqërisë Farm Albania Shpk, ka si kapital vetëm 100 mijë lekë. Gjithashtu në ekstrakt është shënuar administratori shoqërisë znj. Kuenka Pavli e cila është me origjinë nga Vunoi dhe nga informacionet që kemi është kushërirë e Kryeministrit Edi Rama.

Po ku qëndron problemi?

Shoqëria Farm Albania Shpk, është krijuar me profil prodhim të energjisë diellore dhe nga ku individi presidenti saj i quajtur Bujar Zhuri,  ka marë përsipër që të investoj 30 deri në 50 milion euro pasi edhe sipërfaqe prej 300 ha është e mjaftueshme për kaq. Ndërkohë që në ekstrakt shoqëria ka të deklaruar vetëm 100 mijë lekë!

Pra Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural nën justifikimin e investitorit strategjikë që në fakt është një mashtrim i ka dhënë këtij individi anonim 300 ha tokë bujqësore të shtetit me një afat 99 vjeçar.

Bujar Zhuri është një individ që krijon shoqëri fantazma dhe në këtë mënyrë bënë mashtrime duke bashkëpunuar me mafjen në drejtim të Ministrisë Bujqësisë dhe Qeverisë.

Unë këtë shpërdorim të detyrës nga ana e zyrtarëve të Ministrisë Bujqësisë në bashkëpunim në formën e grupit strukturuar kriminal do ti drejtohem SPAK në ditët e ardhshme..

bashkëngjitur këtij mesazhi keni edhe kontratën e qirasë ndërmjet palëve të sipërcituara.

Me respekt

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!