Home Aktualitet Paloka: Ramës s’i intereson krijimi i Gjykatës Kushtetuese para zgjedhjeve

Paloka: Ramës s’i intereson krijimi i Gjykatës Kushtetuese para zgjedhjeve

nga Editor

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, thotë se qeveria ”Rama 2”, nuk ka interes që të krijohet Gjykata Kushtetuese pasi në të kundërt duhet të japë llogari edhe për zgjedhjet e 30 qershorit.

“Nëse ne presim formimin e Gjykatës Kushtetuese, nuk do të ketë formim të saj jo deri në fund të dhjetorit, por as deri më 25 prill. Ka një njeri, ka një grupim që nuk i intereson formimi i Gjykatës Kushtetuese, kjo është qeveria Rama, është maxhoranca e Ramës. Përndryshe do t’i duhej të jepte llogari duke filluar nga zgjedhet e 30 qershorit, e deri më sot për të gjitha shkeljet dhe vendimet anti-kushtetuese që ka marrë”, tha ai.

Sipas tij, Komisioni i Venecias në opinionin e fundit theksoi se qeveria shqiptare ka vepruar në kundërshtim me Kushtetutën, sa i përket ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

”Besoj që është e qartë raporti i Komisionit të Venecias. Venecias nuk ka fuqi vendimmarrëse dhe për këtë ka rekomanduar që të gjitha vendimet lidhur me kodin zgjedhor duhet të kalojnë nëpërmjet Gjykatës Kushtetuese. Pavarësisht se Venecia e bën të qartë që maxhoranca ka vepruar në kundërshtim me Kushtetutën, duke kaluar Kodin Zgjedhorkur ku jemi shumë pak kohë para zgjedhjeve, ndryshohen rregullat e lojës. Nuk është në parimet e Venecias dhe as në logjikën elementare të gjërave”,-nënvizoi më tej Paloka për ”Euronews Albania”.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!