Home Aktualitet Gjosha: Mijëra biznese drejt falimentit nga pesha e taksave dhe pamundësia për të bërë biznes në këtë vend

Gjosha: Mijëra biznese drejt falimentit nga pesha e taksave dhe pamundësia për të bërë biznes në këtë vend

nga Editor

Lëvizja Socialiste për Integrim publikon dëshmitë e qytetarëve që denoncojnë situatën e rëndë që po kalon biznesi në Tiranë.

Përmes rrjeteve sociale, ish-deputetja e LSI-së Klajda Gjosha thekson se si ky qytetar të gjithë ata që ushtrojnë bizneset e tyre e ndjejnë njësoj peshën e taksave dhe të pamundësisë për të bërë biznes në këtë vend që varfërohet çdo ditë.

Gjosha thekson se mijëra biznese drejt falimentit dhe duket se e vërteta ulëritëse bie gjithmonë në vesh të shurdhët!

“Kjo është dëshmia e një qytetari që ushtron biznesit e tij në Tiranë! Jam e bindur që shumë të tjerë e ndjejnë njësoj peshën e taksave dhe të pamundësisë për të bërë biznes në këtë vend që varfërohet çdo ditë. Mijëra biznese drejt falimentit dhe duket se e vërteta ulëritëse bie gjithmonë në vesh të shurdhët!”, shprehet ish-ligjvënësja e LSI-së, Klajda Gjosha.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!