Home Aktualitet Nis sezoni i reshjeve, Braimllari: Pushteti lokal në qarkun e Korçës të marrë masa, të mos përsëriten më përmbytjet e vitit të shkuar!

Nis sezoni i reshjeve, Braimllari: Pushteti lokal në qarkun e Korçës të marrë masa, të mos përsëriten më përmbytjet e vitit të shkuar!

nga Editor

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ka reaguar mbi situatën e krijuar nga reshjet e shumta në qarkun e Korçës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Braimllari bën thirrje që pushteti lokal duhet të marrë masa më qëllim që të mos përsëriten përmbytjet e vitit të shkuar.

“Emergjent është pastrimi i çdo kanali kullues, kontrolli dhe funksionimi i hidrovorëve me qëllim që çdo situatë e tillë të menaxhohet në funksion të fermerit vendas.” – shkruan Braimllari.

Postimi i plotë:

Sezoni i reshjeve sapo ka filluar dhe qeveria e pushtetit lokal në qarkun e Korçës duhet të marrë masa me qëllim që të mos përsëriten më përmbytjet e vitit të shkuar, ku fusha të tëra me të mbjella u përmbytën duke shkatërruar fermerin vendas.

Fermerët e fushës së Korçës nuk mund të përballojnë më këtë situatë pasi ende nuk janë dëmshpërblyer nga dëmet që kanë shkaktuar reshjet e një viti më parë.

U mashtruan nga qeveria, por edhe nga pushteti vendor.

Emergjent është pastrimi i çdo kanali kullues, kontrolli dhe funksionimi i hidrovorëve me qëllim që çdo situatë e tillë të menaxhohet në funksion të fermerit vendas.

#Shqipëria_shtëpia_juaj

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!