Home Aktualitet Merren të pyetje kontaktet e fundit të efektivit të FNSH, që u vra në Lezhë

Merren të pyetje kontaktet e fundit të efektivit të FNSH, që u vra në Lezhë

nga Editor

Policia e Lezhës ende nuk ka një të arrestuar të dyshuar për vrasjen e efektivit të FNSH, Xhulio Prela, vrasje e ndodhur të shtunën në fshatin Gajush të Lezhës.

Burime zyrtare të policisë lokale, pohuan se dhjetëra persona janë marrë në pyetje për të ndihmuar për zbardhjen e vrasjes, por pa arritur dot të mbledhë dëshmi bindëse.

Një burim policor tha se në pyetje janë marrë personat që kanë pirë kafe apo shokë të 26-vjeçarit që ka pas kontakt në ditët e fundit. Po ashtu edhe rrethi familjar apo të afërm të tjerë. News24

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!