Home Aktualitet Denoncimi i gazetarit: Emigrantët, për një kartë identiteti duhet të udhëtojnë në Shqipëri…

Denoncimi i gazetarit: Emigrantët, për një kartë identiteti duhet të udhëtojnë në Shqipëri…

nga Editor

Gazetari Shpëtim Zinxhiria, në një postim në rrjetet sociale ka denoncuar kompaninë private ALEAT, pasi sipas tij, po detyron emigrantët shqiptar, të cilët për rinovimin e kartës së identitetit duhet të udhëtojnë në Shqipëri.

Gazetari shkruan se ky është një veprim absurd nga ana e kësaj kompanie dhe se padrejtësinë po e paguajnë vetëm emigrantët.

Ndërkohë, sipas gazetarit, nga ana vjetër, qeveria aktuale, duhet të bëjë diçka nga ky veprim i padrejtë.

Reagimi

Në reagimin në rrjetet sociale, ai shkruan:

Çmënduria alla-shqiptarçe: Emigrantët për një kartë idenditeti duhet të udhëtojnë në Shqipëri.

As pandemia që ka gjunjëzuar mbarë planetin ku në në çdo 18 sekonda vdes një njeri nuk ka ndergjegjësuar kompaninë private ALEAT. Një kompani francezë që ju bë dhuratë nga politika shqiptare, por që më shumë se kushdo vuajnë emigrantët tanë, të cilët për rinovimin e kartës së indeditetit duhet të udhëtojnë në Shqipëri.

Një veprim absurd nga ana e kësaj kompanie dhe një çmënduri që vetëm një emër ka një çmënduri-allashqiptarçe. Një veprim që dihet nga të gjithë por që heshtin, pasi padrejtsinë e paguan vetëm emigranti edhe pse kemi koston e pasaportës më të shtrenjtë në Evropë.

Nga ana tjetër qeveria aktuale edhe pse e gjeti këtë kompani në këtë gjendje duhet të bëjë diçka nga ky veprim i padrejtë i kësaj kompanie, për të cilën i kemi dhënë ambientet, energjinë elektrike internetin brenda në godinën e ambasadës. E trajtojmë këtë problem pasi emigrantët votojnë vetëm me kartën e identitetit.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!