Home Sport Zidane frikëson portierin Courtois: Askush nuk e ka vendin e garantuar!

Zidane frikëson portierin Courtois: Askush nuk e ka vendin e garantuar!

nga Albina Hoxhaj

Zinedine Zidane ka dhënë një mesazh të fuqishëm për lojtarët e Real Madrid. Vendi i titullarit për Thibaut Courtois tek “Los Blancos” është vënë në pikëpyetje të madhe pas ndeshjes kundër Club Brugge. Courtois? “Askush nuk ka vend të garantuar në formacion. Unë nuk kam thënë kurrë kështu” ka thënë Zidane. “Ne kemi 25 lojtarë dhe unë llogarisë në të gjithë, gjithmonë, nga fillimi deri në fund” ka shtuar francezi. Mbetet të shihet nëse kundër Granadas do të startojë Courtois, apo në portë do të jetë francezi Areola.

Lajme te ngjashme