Home Aktualitet Pandemia, Shehu: Bllokimi i testeve të shpejta nga Qeveria, ka akoma pasoja të rënda

Pandemia, Shehu: Bllokimi i testeve të shpejta nga Qeveria, ka akoma pasoja të rënda

nga Editor

Ish-deputeti i PD-së: Centralizimi i Qeverisë, e monopolet shtetërore, me bllokimin e strukturave e metodave ndaj Covid është anti-shkencë, që dëmton qytetarët

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu vijon reagimet e tij lidhur me situatën shëndetësore të krijuar nga përhapja e frikshme e pandemisë së koronavirusit në vendin tonë dhe menaxhimin që kësaj situate po i bën qeveria “Rama”.

Përmes rrjeteve sociale, Shehu shprehet se centralizimi i Qeverisë, monopolet shtetërore, me bllokimin e strukturave e metodave ndaj Covid është anti-shkencë, që dëmton qytetarët e nxit korrupsionin. “Centralizimi i Qeverisë, monopolet shtetërore, me bllokimin e strukturave e metodave ndaj Covid është anti-shkencë, që dëmton qytetarët e nxit korrupsionin.

1-Në një kohe që flitet për domosdoshmërinë e shumëfishimit të testimeve Covid në numër dhe llojshmëri, qoftë dhe nëpërmjet “testeve të shpejta”, në vendin tonë vazhdon bllokimi i liberalizimit dhe përdorimit masiv të tyre. Mbasi për muaj u bllokuan laboratorët me pasoja akoma të rënda, u fol për liberalizim, por që asnjëherë nuk u realizua! Ky qëndrim ka përjashtuar qytetarët nga mundësitë e ofruara sot dhe ka krijuar kushte për veprimtari të paligjshme me kosto të rënda për ata. Sot në Europë testet e shpejta, duke filluar nga ato kromatografike e deri te të shpejtat Antigenike, janë liberalizuar, duke u tregtuar lirshëm në çdo farmaci (edhe on line), përdorur dhe në laboratorët veterinare. Kjo ka bërë që të këtë përdorim masiv të tyre e çmimet të jenë nga disa cent për të parat, e deri rreth 6,5 euro për antigeniket, (i keni në foto).

Në Shqipëri, Shteti vazhdon arbitrarisht të mbajë metodikat të bllokuara dhe hermetike, pa dyshim kjo me pasojë mungesën e transparencës, largimin e qytetarëve nga përfitimet shkencore, dhe krijimin e një abuziviteti financiar ndaj tyre, si dhe dëm ekonomik për shtetin, siç ndodh me ato 100 mijët!

2- Agjencia e barnave, gjithashtu, nuk jep leje importi për disa antivirale, për të cilat ka dhe mendime të ndryshme në botë, por që në shumë klinika përdoren. Shkenca mjekësore për çdo metodë e medikament ka diversivitet mendimesh e protokollesh, ajo nuk mund të jetë kurrë unike. Bllokimi i këtyre medikamenteve, që realisht përdoren edhe në vendin tonë gjysëm ilegalisht, ka bërë që të cenohet profesionalizmi, kostoja e tyre për qytetarët të jetë disa herë më e lartë se sa është realisht, duke mos kontrolluar dhe efektivitetin. Kjo përballje me Covid mund të ketë sukses vetëm në qoftë se mobilizohen të gjitha kapacitetet publike apo jo këta, larg nga metodat e qëllimshme centralizuese, e aq më keq monopolizuese shtetërore, që veçse dëmtojnë dhe stimulojnë abuzivizmin”, shprehet Tritan Shehu.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!