Haradinaj: Nuk flas me Hashim Thaçin prej kur u përplasëm për ndarjen e Kosovës dhe taksën

Read Time:41 Second

I nominuari për Kryeministër nga Koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj, ka folur për raportet e tij me Hashim Thaçin, Presidentin e Kosovës.

Ai ka thënë se është një kohë e gjatë prej kur nuk ka komunikim me Thaçin, prej përplasjeve të tyre për ndarjen e Kosovës.

“Ka një kohë që kemi raporte të ftohura. Nuk kemi komunikim. Është një kohë bukur e gjatë që s’na ka rënë me komuniku me Presidentin Thaçi, me pas biseda e takime”, ka thënë Haradinaj në Klan Kosova.

Haradinaj ka thënë se nuk e di se çfarë do të ndodh në të ardhmen me këto raporte, por ka thënë se tash është herët të flitet.

Haradinaj ka thënë se me Thaçin ka pasur përplasje për ndarjen e taksën.

Ai ka theksuar se taksa nuk është elektorale, por strategji shtetërore.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post “Absurdi në kufinjtë e Literalizmit” ose “Kirurgu që derdh gjak në rrugë”
Next post Fotoja me Obamën, Kryemadhi ‘tall keq’ Ramën: Pjeshka e Bllokut, i shkon se është artist