Home Aktualitet Floida Kërpaçi: Të punojmë më shumë për të nxitur besim te ndërtimi i të ardhmes në Shqipëri

Floida Kërpaçi: Të punojmë më shumë për të nxitur besim te ndërtimi i të ardhmes në Shqipëri

nga Editor

Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi shprehet se institucionet dhe shoqëria duhet të bëjnë më shumë për të ndihuar të rinjtë që të ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri. Në një postim në Facebook, Floida Shprehet se LSI e ka planin për të ndihmuar të rinjtë.
Postimi i plotë i Flodia Kërpaçit në Facebook:
“Unë ende nuk e kam hedhur këtë hap, por i dëgjoj me kënaqësi historitë e vajzave të reja që mes studimeve dhe punës krijojnë familje të re.
Nevila është një nënë e re, juriste por që nuk punon në profesion. Për të siguruar të ardhurat për familjen ajo i dedikohet e-commerce duke ofruar shërbime për jashtë Shqipërisë. Folëm gjatë ku nuk mungoi as diskutimi për vështirësitë ekonomike apo pasigurinë e punës në Shqipëri.
Motra e saj jeton në Gjermani, një vend i synuar për të jetuar edhe i Nevilës, të cilën e ka mbajtur në Shqipëri lidhja me familjen dhe miqtë.
Duhet të punojmë më shumë për të nxitur besim te ndërtimi i të ardhmes në Shqipëri dhe
LSI e ka planin”.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!