Home Aktualitet Basir Çollaku/ Gomar por jo Hajdut?!?! Jemi ne gomerë nëse si themi Ramës hajdut…

Basir Çollaku/ Gomar por jo Hajdut?!?! Jemi ne gomerë nëse si themi Ramës hajdut…

nga Editor

NGA BASIR ÇOLLAKU

Ministria e Drejtësisë sigurisht një ndër fasoneritë e qeverisë, me dhe për porosi, publikoi draftimin e ndryshimeve në Kodin Penal, se memet këto gatime në mediet sociale dhe jo vetëm, do të sillnin dënimin me një vit burg të autorëve, nëse këto ishin bërë pa pëlqimin e subjektit.

Reagimi agresiv i gjithë aktorëve publikë politikë, mediatikë, solli një xhevahir nga kryeministri Edi Rama, autori i ndryshimeve absurde. Nën shenjestren e penalizimeve nga Brukseli për ndryshime të papajtueshme me standardet evropiane të ligjit të medies, KM e thellon cënimin e lirisë së shprehjes në kufijtë e pakrahasueshëm me ligjin famëkeq të diktaturës, nenin 55 me të cilin janë dënuar pafundësisht e kriminalisht mijëra shqiptarë.

Duke qenë i shigjetuar në këto publikime ironike, sarkastike, ku objekt është vjedhja dhe plackitja e bërë nga kjo qeveri, Rama po përpiqet të ndalojë çdo mundësi komunikimi të papëlqyeshme prej tij por të shitet vetëm ajo çka prodhohet prej tij.  Ndaj reagoi ne ekstrem duke thënë se:

Më therrisni gomar por jo hajdut.

KM po urdhëron, po bën ligj, të na ndalojë ti themi hajdut dhe ndoshta në të njëjtin ligj, do të sanksionojë se mund ti thërrasim gomar. Kur ne e kemi të provuar në një numër të pafundëm rastesh vjedhjen e pronave publike e private, taksave, sakatimin e atij të shkretë buxheti për pesë miq e shokë, çfarë të themi, se je gomar dhe ti kanë vjedhur të tjerë padashje por nuk je Hajdut?!?

Jo..Aspak.

Kur për inat personal, apo për ndonjë ujdi mafioze dërgove Bechettin në Arbitrazh dhe tani 110 milionë euro do ia japëesh kokërr më kokërr, si të themi se nuk je hajdut?! Por je thjesht gomar?!

Kur bëre ligj me emër personal për të shembur Teatrin Kombëtar dhe grabitur tokën për tia dhënë ndërtuesve të tu, dhe për këtë përdore kërriçin e bashkisë,  çfarë të themi gomar G apo hajdut H ?!

Kur masakrove Stadiumin Kombëtar dhe i këpute një shumëkatësh si askund në planet dhe tani ajo është një rrangullinë e padobishme për askënd veç interesve  tregtare të tua dhe ortakëve të tu, çfarë të themi G apo H?!

Kur 2 miliard euro në këto kohe kur mbarë vendi lufton për jetë dhe vdekje, i ndave mënjanë për 10 klientë të tu për plehra e paçavure, çfarë të të themi se je G apo je H?!

Kur në Arbitrazh kemi dhe mjaft dosje të tjera të cilat do na përlajnë dhe 2 miliard euro të tjera falë makutërisë së qeverisë tëndë, çfarë të të themi G apo H ?!

Kur ke marrë si vend jo si individ qindra milionë euro dhuratë dhe qindra milionë kredi për të nxjerrë nga halli mijëra familje dëmtuar nga tërmeti, tani pas një vitit që gjendja e tyre është sërish ku thërret qameti, e mos më keq si te të themi G apo H?

Kur Tirana nën firmën fikshitësit Veliaj ka pastruar dy miliard euro të organizatave kriminale në dy vite, sipas institucioneve ligjore evropiane si të te themi G apo H?

Kur në Strasburg janë dhe mjaft cështje të marrëzisë së kontrolluar të Vettingut që sërish do të na ndëshkojnë ne me qindra milionë dollarë dëmshpërblime çfarë të themi se je  G apo H ?

Kur ke ujdisur një ligj idiot me një vendim idiot nga Strasburgu sigurisht nën lobingje të shpifura  për pronat që tu japësh 20 përqind e tjerat të heqin dorë si të të theni G apo H?

Kur fshive çdo gjykatë dhe tani çdo punë bëhet nga akte normative sipas shkrepjeve të tua në fb, të të themi G apo H?

Kur vendi është bërë prej shumë vitesh kampion në kultivim dhe eksport drogërash me një bilanc miliarda eurosh ku sigurisht nuk kalojnë pa taksat e duhura në xhepat e tu dhe miqve të tu çfarë të të themi G apo H?!?

Kur përdor demek njësinë OFL për tu pastruar paratë, për të amnistuar banditët dhe grupet kriminale të cilat të vijnë pas valles tënde elektorale të të themin G apo H ?!

Kur ke emëruar deputetë e kryebashkiake dhe njerëz në adminsitratë e drejtësi qe janë trafikantë të dënuar nga drejtësia e vendeve evropiane me formë të prerë çfarë të të themi se je G apo H ?!

Kur nën qeverisjen tënde janë larguar 500 mijë shqiptarë nga Shqipëria sepse është përkeqësuar në mjerim jeta e tyre dhe familjeve të tyre cfarë të themi G apo H??

Kur pas këtyre largimeve mundëson me akte normative e me surrogate ligjesh kërkesat e oligarkëve për sjelljen në Shqipëri Të çdO rrace tjetër nga Afrika, për të bërë në pak mote Shqipërinë dhe gjenetikisht çfarë të themi G apo H?

Kur vendi është bërë një magazinë plehrash dhe skandalet me pastrimet e mallrave mafioze sipas antimafias italiane që ka arrestuar drejtues të kompanisë ortake të Bashkisë Tiranë çfarë të të themi  G apo H?!

Kur bleve një tufë deputetësh të partive opozitare dhe ua ngre kartonat sipas orekseve të tua, çfarë të themi se je gomar apo hajdut G apo H?

Kur ke hedhur ca të shëmtuara milona dhe ke sajuar si shpeshehrë ca të nxituara parti të pavarura nga opozita, çfarë të themi G apo H?!

Kur në kulmin e pandemisë në tregje të mbushura me reste 5 euro ti lejon klientet të bëjnë teste 100 euro dhe i përdor si fasadë propogande këta biznesmenë të mjekësisë të të themi G apo H?!

Kur paguan 80 mijë dollarë për të shkuar në një event elektoral për të bërë foto me ish-presidentin amerikan  Obama dhe hyn me shkresa false si Gruaja e Bilal taksistit tashmë i dënuar nga drejtësia amerikane çfarë të themi G apo H??

Kur nisesh si karaifil sërish në USA, se demek do bësh hatanë për të blerë vaksinën sikur je ti shkencëtari që mezi presin ata dhe kush të autorizoi, miratoi fondet përkatëse, një vendim.mbarë kombëtar për dicka që ka të bëjë me jetën dhe vdekjen,  cilat kompani dhe cilën vaksinë dhe një numër të madh gjërash jo transparente të të themi G apo H?!

Kur ke mbyllur gojën dhe mbushur xhepat një turre diplomatësh e ambasadorësh që gjezdisin si nuse fshati nëpër Tiranë cfarë të theni G apo H?!

Bëj ligje sa të duash, bëj akte normative sa të duash, bli kombëtarë dhe ndërkombëtarë sa të dusash, ambasadorë e diplomatë, raporterë dhe reporterë, nëse ne nuk të themi Hajdut, atëherë ne jemi Gomerë..

Dhe si Hajdut do të përballesh me drejtësinë që një ditë do të dalë nga narkoza, ndërsa si Gomar bej derman vetë vetes…

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!