Home Aktualitet Ylli Manjani: Një logjikë tjetër mbi “hajdutin dhe gomarin”…

Ylli Manjani: Një logjikë tjetër mbi “hajdutin dhe gomarin”…

nga Editor

Nga Ylli Manjani –
Ti thuash një njeriu gomar, mund të jetë fyerje për gomarin, por dukshëm i është thënë një e pavërtetë për njeriun. Njeriu ka dallime të dukshme nga gomari. Por thënia e një të pavërtete është shpifje.
Rrjedhimisht etiketimi i një njeriu si gomar, më shumë se fyerje është shpifje. E përsëris i thuhet njeriut, në mënyrë të pavërtetë, diçka që ai/ajo dukshëm nuk është.
Këtu nuk kemi të bëjmë opinion, por devijim i dukshëm nga e vërteta. Njeriu nuk është gomar!
Ndërsa ti thuash një njeriu hajdut, është opinion i pastër. Opinioni krijohet edhe nga përceptimet. Mund të jetë opinion i gabuar, po opinion mbetet.
Opinionet për gjeste që i bëjnë njerëzit, janë teorikisht më afër të vërtetës sesa kur i thua një njeriu kafshë.
Sepse hajduti është gjithmonë njeri, jo gomar.
Pra opinioni është i lidhur me gjeste e veprime që bëjnë njerëzit. Ai synon të përkufizojë sjelljen e dikujt me një koncept që njerëzit e bëjnë. Jo të gjithë njerëzit e bëjnë, atë që thuhet, ndoshta edhe ai që përceptojmë si hajdut nuk është i tillë, por opinioni mbetet opinion.
Opinioni, kur krijohet mbi një të pavërtetë është më shumë fyerje sesa shpifje.
Por në çdo rast opinioni nuk është akuzë. Akuza kërkon prova, opinioni jo. Mirëpo akuzën nuk e bëjnë njerëzit e lirë. Akuzën e bëjnë institucionet. Njerëzit e lirë krijojnë dhe shprehin opinione mbi bazën e atyre që shohin, dëgjojnë e përceptojnë.
Ndaj fyerja e shpifja janë dekriminalizuar në shoqërinë demokratike, sepse njerëzit janë të lirë të krijojnë dhe shprehin opinione. Edhe kur i kanë thjesht perceptim, prap janë opinione.
Personalisht gjykoj se fyerja është më e rëndësishme se shpifja. Gjykimi ligjor me një proces të rregullt e ka më të thjeshtë të dallojë fyerjen sesa shpifjen. Tek fyerja nuk ka opinion, tek shpifja po.
Opinioni nuk gjykohet!!!
Ky është një arsyetim i thjeshtë llogjik, jo domosdoshmërisht juridik. Jurisprudenca ndjek llogjikën e faktit, pa e vrarë mendjen se kush e ka brenda faktin…
Ndaj vendimet e gjykatave për fyerjen e shpifjen nuk ndreqin asgjë, përkundrazi thellojnë përceptimet negative të publikut.
I dënuari për shpifje apo fyerje, nuk ndryshon opinion në fund të gjyqit. Përkundrazi e çimenton atë. Nëse të ka thënë hajdut, i tillë mbetesh edhe pas gjyqit.
Ndaj ska asnjë kuptim gjykimi i njerëzve për opinion! Gjykimi mund të vlejë disi, vetëm për atë që akuzon.
Personalisht jam ndjerë disa herë i neveritur nga të pavërteta të hedhura në drejtimin tim, por nuk mendoj të kërkoj mbrojtje nga gjykimi juridik.
Jeta publike e ka kaq kosto, për fat të keq. Por liria e mendimit dhe shprehjes është më e rëndësishme.
P.S. Kur pretendon se harton një ligj të ri penal, shqyrtohen më parë opinione të kësaj natyre. Bëhen debate e diskutime, pastaj bëhen formulime….

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!