Home Aktualitet Pamjet dramatike nga Sanatoriumi fshijnë ‘normalitetin’ dhe standartet ‘franceze’ të Ramës

Pamjet dramatike nga Sanatoriumi fshijnë ‘normalitetin’ dhe standartet ‘franceze’ të Ramës

nga Editor

Mjeku i Urgjencës Ilir Allkja ka publikuar sot, pamjet dramatike nga spitali “Shefqet Ndroqi” në Tiranë,  Sanatorumi, ku ambulancat me të sëmurë radhiten njera pas tjetrën duke pritur të dorëzojnë pacientët me Covid-19.

Mjeku e ka konsideruar këtë panoramë ngjethëse, si “normale” në një vend si yni, por që rrëzojnë me prova propagandën e Kryeministrit Edi Rama që iu servir qytetarëve një realitet të rremë.  

“Pamje normale me ambulanca që presin të dorëzojnë të sëmurët në spitalin “Shqefqet Ndroqi”, – shkruan Allkja. – Normale, pasi jemi nje vend i varfër me kapacitete të kufizuara jo vetëm spitalore por edhe në burime njerëzore , mjekë e infermierë, sidomos të specializuar.

Ajo që e shëmton fare keq situatën ku ndodhemi, është propaganda qeveritare e cila tregon një situatë normale, me kapacitete spitalore të paezauruara, me shërbim me standarte të njëjta me Francën , Gjermaninë etj,” ka nënvizuar ai.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!