Home Aktualitet Vaksinë Covid sipas cilësive evropiane, jo atyre afrikane!

Vaksinë Covid sipas cilësive evropiane, jo atyre afrikane!

nga Editor

Nga Tritan Shehu.

U blene 100 mije teste te shpejta imunologjike duke u shpenzuar 150 milionë leke te reja me TVSh, kur kosto e nje te tille ne Gjermani eshte 6,5 E, si dhe do te perdoren vitin e ardheshme dhe 4,5 M Euro, shume pak per depistim.

Ne keto kushte dhe konform gjendjes se vendit strategjia duhej te ishte:

1 – Te rriten testet PCR gratis prej 7500 ne dite. Keto aktualisht jane me te konsoliduarat, kapin periudhat e infektimit, diagnostikojne e konfirmojne.

2 – Te gjitha testet e shpejta, serologjike ose ato me material nga fyti me sensivitet 91,4%, sic kemi kerkuar te liberalizohen duke u konsideruar si mbeshtetese per depistim, orientim, konfirmim imunizimi, perdorim vetjak.

3 – Mjeku i familjes te vihet ne eficience i mbrojtur e pajisur, duke u garantuar rimbursimi i shpenzimeve ambulatore per qytetaret, pavaresisht “tamponit”.

4 – Te aktivizohen spitalet kryesore periferike per kete perballje.

5 – Te aktivizohen Reanimacionet ne qender e periferi. Ministria u mburr se jane 483 respiratore, kur realisht ka ne dispizicion te ketyre te semureve reth 20 poste reanimacioni jashte standarteve europiane.

Posti i Reanimacionit eshte me shume se respiratori. Prandaj kemi insistuar per blerjen e reth 150 posteve te gateshme; Jo te gjithe respiratoret qe flitet perdoren ne reanimacion, sidomos per keta te semure. Per ECMO as behet fjale.

7 – Kryefjala aktuale: Sigurimi sipas cilesise e sasive europiane te vaksines Covid dhe jo sipas atyre afrikane! Meqe Ministria tha se kjo lidhet me certifikimin, po i them se vaksinimi po fillon me Pfizer e se deri rreth fillimit te janarit do te çertifikohen nga EMA e FDA tre vaksinat kryesore. Por problemi qendron ne mungesen e plote te kontratave nga ne, si dhe ne mungesen e pregatitjeve per vaksinim, per te mos folur per nje kalendar konkret, elemente qe prej shtatorit i kemi kerkuar.

Kjo situate nuk zgjidhet as me ndonje vajtje a foto te Rames ne ShBA dhe as mund te fshihet gjate me spekullime! Te shpresojme ne zemergjeresine e partnereve tashti!

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!