Home Aktualitet DETAJE/ Ekzekutimi i efektivit të FNSH, telefonata që e ktheu nga rruga viktimën. Çfarë filmuan kamerat e sigurisë

DETAJE/ Ekzekutimi i efektivit të FNSH, telefonata që e ktheu nga rruga viktimën. Çfarë filmuan kamerat e sigurisë

nga Editor

Ekzekutimi me armë zjarri i efektivit të policisë Xhulio Prela, mëngjesin e së shtunës në superstradën Lezhë-Milot vijon të mbetet pa autor.

Dëshmia e familjareve dhe bashkëpunëtoreve të 26-vjeçarit nuk e ka orientuar grupin hetimor drejt një piste konkrete hetimi. Në deklarimet e tyre para hetuesve ata kanë thënë se i riu ishte njeri i qetë dhe nuk kishte shfaqur shqetësime për ndonjë konflikt të mundshëm.

Pista kryesore që po hetohet është ajo e ndonjë konflikti personal që mund të ketë pasur 26-vjeçari me ndonjë person gjatë ditëve të fundit, por që nuk iu ka rrëfyer familjareve apo shokëve të tij, raporton “News 24”.

Gjithashtu po verifikohet edhe veprimtaria e vëllait të viktimës, i cili prej disa kohësh është emigrant në Britaninë e Madhe.

Ndërkohë referuar dinamikes së ngjarjes, dyshimet janë se efektivi i policisë ka komunikuar në telefon para se të vritej, pasi ndonëse kishte përshkuar disa metra rrugë në drejtim të Tiranës është kthyer sërish në vendin ku po e prisnin autorët pranë fshatit Gajush të Lezhës.

Kamera e sigurisë e një biznesi pranë vendit të ngjarjes ka fokusuar momentin kur Xhulio Prela është afruar dhe ka biseduar me njërin nga personat që ndodheshin aty dhe më pas është qëlluar me armë zjarri.

Por në pamje është mjaft i vështirë identifikimi i automjetit të autoreve, duke qenë se aty pranë ka qenë i parkuar dhe një mjet i tonazhit të rëndë i cili ka penguar pamjen e plotë.

Pamjet filmike të kamerës së sigurisë janë dërguar për analizim të specializuar bashkë me telefonin e viktimës. Këto janë dy provat më të vlefshme për grupin hetimor që mund të çojnë në identifikimin e autoreve të kësaj ngjarje.

Nga ana tjetër bëhet e ditur se pas ngjarjes, makina e autoreve është larguar përgjatë superstradës në drejtim të Laçit dhe pa shkuar në Milot janë futur në ndonjë rrugë dytësore.

Kjo për faktin se nga kryerja e kamerave të sigurisë të bizneseve përgjatë superstradës në drejtim të Laçit nuk shihet ndonjë automjet duke lëvizur pas ngjarjes.

Efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës Xhulio Prela u ekzekutua me armë zjarri pistolete në orët e para të mëngjesit të së shtunës, teksa po kthehej nga Hajmeli i Shkodrës ku kishte dërguar një mik të vëllait të tij i cili kishte ardhur nga Anglia përmes aeroportit të Rinasit pak minuta pas mesnate.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!