Home Aktualitet Vangjel Tavo me apel të fortë: STOP propagandës. Mbroni bluzat e bardha dhe shëndetin publik

Vangjel Tavo me apel të fortë: STOP propagandës. Mbroni bluzat e bardha dhe shëndetin publik

nga Editor

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Vangjel Tavo, i cili me profesion është mjek, ka bërë një apel të fortë në adresë të qeverisë që të mbrojë bluzat e bardha, ata që janë dhe heronjtë e heshtur në këtë betejë disamujorshe me pandeminë e koronavirusit.

Reagimi i Tavos

MBRONI BLUZAT E BARDHA – HERONJTË E HESHTUR ⚪️

Mirënjohje të thellë për bluzat e bardha që po përballen prej muajsh me pandeminë, edhe pse pa mbështetjen shtetërore, dhe pa pajisjet mbrojtëse.

KUJTOJMË 🕊

Heronjtë e heshtur që luftuan në vijën e parë të cilët humbëm jetën nga COVID-19:

⚪️Arjan Pushi – mjek hematolog

⚪️ Hysni Shkjau – mjek familje

⚪️ Anibal Byberi – pneumolog

⚪️ Vilson Topulli – Epidemiolog (në pension)

⚪️ Zyliha Kraja – Kirurge

⚪️ Memo Boci- epidemiolog

⚪️ Agron Menzelxhiu- kirurg

⚪️ Sefer Dervishi – mjek familjeje

⚪️ Esat Pashaj – Mjek i përgjithshëm

⚪️ Astrit Haziri – Mjek i përgjithshëm

⚪️ Ilirjan Draçi – gastrohepatolog

⚪️ Shaqir Shehu – Kirurg

⚪️ Ibrahim Kaziu- pneumolog

⚪️ Bledi Nini – Mjek ORL

⚪️ Muharrem Xhepaxhiu- Mjek Familje

⚪️ Pëllumb Maletaj – infermier

⚪️ Ibrahim Kaziu – Pneumo-fiziatër

⚪️ Elmaz Eltari – mjek në pension

⚪️ Myftar Zemani – mjek familje

E paharruar puna dhe sakrifica e tyre!

Mbrojini heronjtë tanë.

Siguroni teste, pajisje mbrojtëse dhe përkrahje në këtë betejë të ashpër.

STOP 🛑 propagandës. Mbroni bluzat e bardha dhe shëndetin publik.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!