Home Aktualitet Covid-i vrau 19 mjekë shqiptarë, kardiologu mesazh prekës: I dhanë aq shumë shoqërisë, por ikën të heshtur!

Covid-i vrau 19 mjekë shqiptarë, kardiologu mesazh prekës: I dhanë aq shumë shoqërisë, por ikën të heshtur!

nga Editor

Mjeku i njohur kardiolog, Edvin Prifti, jep një mesazh për vdekjen e 19 mjekëve shqiptarë nga koronavirusi. Në mesazhin e tij, kardiologu shkruan se këta heronj të heshtur po ikin pa i lënë asnjë dhembje kësaj shoqërie, për të cilën ata dhanë aq shumë.

Me tone të ashpra, mjeku thekson se “kjo është një shoqëri e metamorfozuar, e shkarë binarësh, ku njerëzit e saj më me vlere po kthehen në epitafe të thjeshtë rrugëve dhe rrugicave të qyteteve tona”.

Mesazhi i Priftit:

IN MEMORIAM

Po lexoja sot nje liste me emrat e 19 kolegeve tane mjeke qe kane humbur jeten e tyre nga covid19. Cdo emer prej tyre mbarte mijera emra te tjere pacientesh te sheruar, cdo emer mbarte sakrificat e panumerta te studimit, punes, lodhjes se turneve te nates. Balzaku thoshte qe cdo mjek ka varrezen e vet. Covidi mesa duket ka varrezen e tij te mjekeve dhe infermiereve. E pra edhe cdo mjeke si cdo njeri, nje dite do te vdese dhe do te mbarte me vete rendesen e humbjeve dhe gezimin e fitoreve kur ka shkulur nga kthetrat e vdekjes pacientin qe i ka besuar jeten. Eshte pak te them mirenjohjen ndaj tyre, dhimbjen ndaj kolegeve dhe shokeve qe aktualisht luftojne me vdekjen, deshiren e tyre te madhe per te jetuar, dhe dhimbjen qe ndjejne familjet e tyre, shoket dhe koleget e tyre. Pa dashur te permend emrat e ketyre heronjve te heshtur qe po ikin pa i lene asnje dhembje kesaj shoqerie per te cilen ata dhane aq shume. Por kjo eshte nje shoqeri pa memorie qe veshtire se do ti kujtoj.

Kjo eshte nje shoqeri e metamorfozuar, e shkare binaresh, ku njerezit e saj me me vlere po kthehen ne epitafe te thjeshte rrugeve dhe rrugicave te qyteteve tona. 19 mjeke nga 3000 mjeket e Shqiperise humbin jeten, me pak fjale 0.63% e numrit te mjekeve. Ne itali kane vdekur 216 mjeke nga 245000 mjeke qe ka italia ose 0.088% e tyre, pra 7.5 here me pak se ne ose 750% me pak. Keto shifra tregojne dedikimin e jashtezakonshem te mjekeve tane te shkelqyer. Keto shifra tregojne qe mjeket tane i sherbyen pacienteve ne nevoje packa rrezikut per tu infektuar. Nje zemer e madhe e tyre! Dr. Carlo Urbani ishte mjeku qe zbuloi coronavirusin e pare ne vitin 2003, me pas u infektua dhe vdiq nga semundja e shkaktuar prej tij. E pra cdo njeri prej mjekeve tane eshte nje Carlo Urban, jane te sakrifikuarit tane, te humburit tane, te miret tane. E pra nje aritmetike e thjeshte per te kuptuar se sa duhet te kujdesemi per ta. Dhe kjo behet me me shume perkujdesje per ta.

Nuk behet me gjykime absurde, nuk behet as kur ndonje segment i pacipe i shoqerise i percmon, i anatemon me padijen, i shkelmon me surrogatot, nuk i vlereson me bastardimin e cunguar Darvinian, i prosvald me te paaftet, i shkallmon me paditurine, i ndrydh me friken, i perbuz me injorancen, i godet me trimat dhe bashibozuket, i perqesh me syreshet e batutave, i lakmon per boten e tyre te madhe, i ndyn me gojen e te ligjve, i traumatizon me punen, jeten, femijet, i tall me kulisat e te rrjedhurve dhe kur te perdalat apo te pervjellurat e satanait kane dicka per te thene per mjeket e ketij vendi. Ke? Kete pjeseze te vogel qe quhen mjeke. Nje prej tyre ishte shoku im i klases. U rritem bashke. Qeshem dhe beme shaka si te gjithe njezet vjecaret. Hokatar si ty miku im. Dhembje dhe lutje! Nje tjeter mik i shtrenjte po lufton ne keto momente per jeten e tij. Na falni, nuk ditem! Dhe tani asgjeja. CUR TAM?- pse keshtu? Me shume ndjeshmeri ndaj tyre. Me shume ndjeshmeri ndaj familjeve te tyre dhe te ardhmes se femijeve te tyre.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!