Home Aktualitet “Artikulli paraqet situatën në mënyrë të gabuar”, “Lapsi” i përgjigjet ambasadores Kim: Si është realiteti!

“Artikulli paraqet situatën në mënyrë të gabuar”, “Lapsi” i përgjigjet ambasadores Kim: Si është realiteti!

nga Editor

Ambasadorja e SHBA-ve, ka shpërndarë në rrjetin social Twitter, një artikull të medias online, Lapsi.al, duke deklaruar se faktet në artikullin e kësaj media, sa i përket qëndrimeve të SHBA dhe BE në raport me integrimin e Shqipërisë, paraqiten “në mënyrë të gabuar”.

Lidhur me këtë prononcim të ambasadores, ka reaguar media e drejtuar nga Andi Bushati dhe Armand Shkullaku, ku shpjegohet shkrimi dhe reagimi i Kim.

Më poshtë, reagimi i plotë i Lapsi.al: 

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka replikuar sot me një gjuhë të kujdesshme diplomatike ndaj një artikulli të Lapsi.al, analiza e te cilit vinte në pah diferenca mes qëndrimeve të zyrtarëve të BE-së dhe atyre të SHBA, në rekomandimet që japin lidhur me nisjen e negociatave, për mënyrën se si shohin difektet dhe mangësitë e qeverisë dhe për marëdhëniet që mbajnë mes pushtetit dhe opozitës në Tiranë.

Duke postuar artikullin e Lapsi.al, Znj. Kim shkruante sipër tij se ai “e paraqet situatën në mënyrë të gabuar”.  

“Ky artikull e paraqet situaten në një menyrë të gabuar. SHBA dhe BE jane të bashkuara në mbeshtetjen ndaj Shqiprinë drejt BE. Në asnjë moment SHBA nuk ka bërë thirrje për “mbylljen e syve” ndaj mangësive; përkundrazi, ne i kemi theksuar ato dhe kemi ofruar mbështetjen tonë për përparimin. Kjo është arsyeja pse Flamuri i Shteteve të Bashkuara – së bashku me BE – përqendrohet aq shumë në Reformën në Drejtësi, duke përfshirë nevojën që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale deri më 31 dhjetor. Shikoni faktet“.

Me të njëjtën kurtuazi që znj Kim e fton Lapsi.al të shohë faktet edhe ne mendojmë se këtë jemi përpjekur të bëjmë pikërisht këtë. Ne kemi vërejtur se zv. sekretari i shtetit Palmer kërkon një datë të hapjes së negociatave, ndërkohë që vendet anëtare duket se kanë votuar të mos ta marrin këtë vendim.

A nuk janë këto qëndrime të ndryshme midis administratës amerikane dhe vendeve anëtare ne BE?

Në qëmtimin e këtyre diferencave mund të shkohet edhe më tej në kohë?

A nuk qenë diametralisht të kundërta qëndrimet që mbajti Komisioneri për zgjerim Varlely dhe ambasada e ShBA këtu në Tiranë, ndaj ndryshimeve të njëanëshme kushtetuese që ndërmori shumica e Edi Ramës për të ndryshuar kushtetutën në prag të zgjedhjeve?

A nuk u bë dhe më flagrante mbeshtetje ndaj njëres palë, kur përfaqësia amerikane në Tiranë mbështeti (mesazhi poshte) procedurën e zgjedhjes së anëtarëve të kushtetueses nga kjo mazhorancë, që pastaj u diskreditua nga komisioni i Venecias? 

Pra në asnjë çast, askush, nuk ka vënë në dyshim objektivin final se edhe amerikanët edhe europianët nuk janë kundër një Shqipërie në BE.

Por, diferenca është se për të arritur të njëjtin qëllim, disa i mbajnë sytë pak më hapur, për të parë faktorët realë që e pengojnë këtë rrugëtim dhe disa të tjerë i kanë disi më të mbyllur. 

Dhe kjo është një gjë që vërtetohet lehtë, madje që prej kohës kur paraardhësi i znj Kim pretendonte se Policia e Saimir Tahirit kishte shkruar një histori suksesi në luftën kundër drogës, ndërsa e gjithë Shqipëria qe shndërruar në një plantacion gjigand kanabisi që nuk mbeti media e madhe botërore pa e vënë re. Kjo po që qe një paraqitje e situatës në mënyrë të gabuar.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!