Home Aktualitet 8 Dhjetori i lëvizjes për demokraci, Basha mesazh të rinjëve : Gjërat mund të ndryshojnë, gjërat mund të jenë ndryshe, gjërat do të jenë ndryshe

8 Dhjetori i lëvizjes për demokraci, Basha mesazh të rinjëve : Gjërat mund të ndryshojnë, gjërat mund të jenë ndryshe, gjërat do të jenë ndryshe

nga Editor

Nisida Tufa: Zoti Basha pyetja ime e fundit, pas 3 ditësh është 8 Dhjetori, Dita e Rinisë, 30 vite më pas që në fakt nuk janë shumë për historinë e një vendi por janë shumë për jetën e një shqiptari, sa ndiheni përgjegjës që sot e 30 vite Shqipëria ende nuk ka çelur negociatat me Bashkimin Europian?
Lulzim Basha: Së pari në vitet e para unë e kam ndjekur politikën nga jashtë ndërsa në 8 vitet e para në shërbim të qytetarëve besoj se kam dhënë kontributin tim që të rinjtë shqiptarë të lëvizin pa viza në Europë bashkë me prindërit e tyre dhe kur isha 16 vjeç, në vitin 1990, 16 vjeç e gjysëm iu bashkova qytetarëve dhe studentëve me thirrjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” besoj se për shumë prej nesh një pjesë kryesore e kësaj ka qenë lëvizja e lirë, kështu që kam kënaqësinë dhe privilegjin që iu kam shërbyer njerëzve, qytetarëve, popullit tim që të paktën këtë pjesë të Shqipërisë si gjithë Europa, lëvizjen në Europë pa viza të kem shërbyer me dinjitet për ta bërë realitet. Dhe I siguroj që me të njëjtin përkushtim do punoj nesër si kryeministër për të bërë realitet edhe pjesën tjetër, anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe të gjitha avantazhet që kjo sjell, ekonomike, sociale në veçanti për rininë shqiptare që shanset që i kërkon jashtë Shqipërisë t’i ketë këtu në vendin e saj, në një vend me potenciale mahnitëse dhe po kështu të bëjmë të mundur dinjitetin e shqiptarit kudo ku jeton, në Shqipëri apo jashtë Shqipërisë, si qytetar i Bashkimit Europian. E di se në 2009 apo 2008 kur nisëm punën për heqjen e vizave shumëkush ishte skeptic dhe nuk mund ti vije faj. Si mund t’i vije faj qindra familjeve shqiptare që harxhonin javë të tëra në radhë nga mëngjesi deri në darkë para ambasadave për të marrë një vizë dhe prapë nuk e merrnin dot vizën dhe kishin 6, 10 vite pa i parë fëmijët e tyre, 15 vite pa i parë fëmijët e tyre, nuk mund t’i vije faj. Dhe sot nuk mund t’i vë faj shumë të tjerëve që janë zemërthyer nga ky realitet dhe mendojnë se ky është fati ynë. Jo, ky nuk është fati ynë! Gjërat mund të ndryshojnë, gjërat mund të jenë ndryshe, gjërat do të jenë ndryshe. Ata që nuk besonin se ne do të hiqnim vizat sot me pasaportën shqiptare mund të udhëtojnë me ballin lart dhe të shkojnë të takojnë të afërmit e tyre. Sigurisht situata e COVID-it sjell komplikimet e veta dhe të gjithë shqiptarëve dua tu them të kenë besim se së bashku do ta bëjmë realitet anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe një Shqipëri të shpresës me mundësi, me punësim dhe mirëqenie për familjet shqiptare.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!