Home Aktualitet Rindërtimi pas tërmetit, Basha: Siguroj të gjitha familjet e goditura nga tërme,ti se 25 prilli do të shënoj edhe një ndarje me këtë praktik të zvarritjes, të keqpërdorimit, përdorimit të fatkeqësisë për t’i skllavëruar edhe më tej

Rindërtimi pas tërmetit, Basha: Siguroj të gjitha familjet e goditura nga tërme,ti se 25 prilli do të shënoj edhe një ndarje me këtë praktik të zvarritjes, të keqpërdorimit, përdorimit të fatkeqësisë për t’i skllavëruar edhe më tej

nga Editor

Nisida Tufa: Duke u ndalur tani te tërmeti. Do doja të dija zoti Basha një vit pas tërmetit cili është informacioni që opozita ka mbi gjendjen e të pastrehëve dhe të dëmtuarve nga tërmeti, çfarë statistike ka?
Lulzim Basha: Është ajo që kemi bërë publike, është ajo që keni treguar ju me kamerat tuaja, është ajo që dëgjojmë ditë për ditë kur shkojmë pran tyre. Njerëz në çadra një vit pas tërmetit, shtëpi të pa riparuara për të cilat është premtuar fondi dhe s’është dhënë, fonde të pa mjaftueshme as për të rregulluar as 1/10 e dëmit. Mafia e tokave dhe mafia qeveritare në bashkëpunim për të shfrytëzuar fatkeqësinë për të grabitur prona apo për të krijuar projekte korruptive me parat me të cilat duhet të ishin ndërtuar banesat e njerëzve të goditur nga tërmeti. Një qeveri që për 7 vite s’ka mbajtur asnjë premtim. Një qeveri që është shënuar në këto 7 vite nga niveli më I lartë I korrupsionit dhe shpërdorimi i parave publike kurrsesi nuk mund të bënte ndryshe. Por unë dua të përfitoj nga ky rast të siguroj të gjitha familjet shqiptare të goditura nga tërmeti se 25 prilli do të shënoj edhe një ndarje me këtë praktik të zvarritjes, të keqpërdorimit, përdorimit të fatkeqësisë për t’i skllavëruar edhe më tej edhe se ne do të bëjmë të mundur ecjen përpara me shpejtësi pa asnjë pengesë drejt realizimit të objektivave që kanë të bëjnë me sigurimin e shpive të reja apo dhënien e ndihmës financiare në mënyrë që ky kalvar i gjatë vuajtjesh i bërë edhe më i rëndë nga keq përdorimi politik i fatkeqësisë të marrë fund. Kalvari i keq përdorimit politik i fatkeqësisë së tyre do të marrë fund më 25 prill dhe qeveria e re dhe unë personalisht do të kujdesemi që mos të humbim më asnjë orë dhe asnjë shansë për t’i ndihmuar këto familje me atë që kanë nevojë, një strehë mbi kokë dhe dëmshpërblimin e merituar për tërmetin, për pasojat e tërmetit.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!