Qeveria paska qenë e tmerruar nga Syri

Read Time:2 Minute, 33 Second

Nga Fitim Zekthi

Ka shumë raste kur propaganda nuk mjafton për të mbajtur në këmbë një pushtet. Ka shumë raste kur propaganda ndonëse mbështet nga thuajse gjithë “klasa intelektuale” dhe ndonëse arrin të mpijë një pjesë të mirë të popullsisë nuk mjafton për të legjitimuar një pushtet. Këto janë rastet kur në shoqëri në mënyra nga më të ndryshmet krijohen entitete që thonë të vërtetën mbi pushtetin.
Pushtetei nuk është I qetë dhe nuk do të jetë kurrë I qetë deri sa të ekzistojnë entitete të tilla. Ajo që po ndodh këto ditë me televizionin Syri Tv dhe me website-in syri.net është e gjitha dëshmi e faktit që qeveria nuk përmban dot daljen e të vërtetave, është dëshmi e faktit që qeveria nuk arrin të jetë ajo vetë dhe vetëm ajo burimi dhe fabrikuesi I vetëm I të “vërtetës”.
Qeveria ka përodorur në mënyrë të ligë dhe të poshtër publikimin e një “lajmi” për të cilin vetë gazetari kërkoi ndjesë dhe vetë televizioni shprehu keqardhjen, për të ushtruar kontroll në ambientet e televizonit për të kërcënuar, për të thirrur në polici gazetarët. E gjitha kjo nisi si hetim ndaj publikimit të lajmeve që përhapin panik meqenëse lajmi I publikuar nga Syri paska shkaktuar panik.
Së pari ai “lajm” u mor gati tekstualisht në vende të tjera. Së dyti ai “lajm” ishte thjehst dhe vetëm publikim ankthi, paqeëtsie dhe pa dyshim mungese profesionalizmi nga gazetari. Nuk synonte askush të trembte njeri, nuk synionte askush të nxirrte njerëzit në rrugë të tromaksur, nuk synonte askush të prishte rendin kushteteus me këtë “shkaktim paniku”. Po të jetë se publikimi i lajmeve të tilla mbi ndodhi të mundshme fatkeqësish janë subjekte të ndëshkueshme sespe përhapin panic atëherë duhen dënuar të gjithë ata që flasin apo shkruajnë për fundin e botës, për ndikimin e Hënës apo të Marsit në jetën apo shëndetin e njerëzve, duhet të dënohen ata që publikojnë Nostradamusin etj.
Qeveria tregoi se kishte në ankth nga Syri. Dhe në fakt organizmi I vetëm që e ndjen atë që bën Syri, që e përjeton në tërë peshën e vete atë që bën syri është vetëm një organizëm pushteti autoritarist dhe i korruptuar që tmerrohet nga çdo pikë ku mund të thuhet e vërteta. Ndoshta qytetarët dhe vetë njerëzit qëm punojnë te Syri nuk e dinin se sa shumë e shqetësonin qeverinë. Kjo është normale sepse efekti i Syrit bie mbi qeverinë. Por që të bjerë mbi qeverinë duhet që ajo të jetë e korruptuar dhe të tmerrohet nga e vërteta.
Për këtë shkak qeveria përdori dhe po përdor “lajmin që ngjalli panic”. Për këtë shkak ajo po dërgon ekipe tatimorësh dhe hetuesish të krimit ekonomik. Është me të vërtetë një turp. Ky turp bëhet më i plotë nga heshtja e “klasës intelektuale” dhe sidomos nga heshtja e mediave të tjera të cilat në fakt po tregojnë se janë vetëm shtojca të regjimit. Nuk ka asgjë per tu hetaur tek syri, nuk ka asgjë përt tu kontrolluar tek Syri. Kjo që po bën qeveria tregon se ka vetëm tek qeveria për tu hetuar.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Rilindja emëron drejtor policie një kriminel! Emri
Next post “Absurdi në kufinjtë e Literalizmit” ose “Kirurgu që derdh gjak në rrugë”