Home Aktualitet Shifra alarmante në vend, rekord viktimash nga Covid 19 në 24 orët e fundit

Shifra alarmante në vend, rekord viktimash nga Covid 19 në 24 orët e fundit

nga Editor

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale publikon të dhënat e 24 orëve të fundit lidhur me pandeminë Covid-19 në vendin tonë.

Nga 2308 testime ka rezultuar pozitiv 846 raste të reja dhe 19 humbje jete në 24 orët e fundit

Situata në 24 orët e fundit paraqitet si vijon:

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
265 raste në Tiranë, 113 raste në Durrës, 108 raste në Fier,  82 raste në Elbasan, 74 raste në Vlorë, 72 raste në Korçë, 31 raste në Pogradec, 26 raste në Lushnje, 13 raste në Has, 10 raste në Peqin dhe Delvinë, 7 raste në Tropojë dhe Kurbin, 6 raste në Krujë, 5 raste në Mallakastër, 4 raste në Shkodër dhe Mat, 3 raste në Kuçovë, 2 raste në Kavajë dhe Gramsh, 1 rast në Malësi e Madhe, Berat.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 312 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 21.286 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 469 pacientë, 31 në terapi intensive, 11 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 19 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 7 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasan,  2 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetare nga Gjirokstra, 1 qytetar nga Rrogozhina, 1 qytetar nga Librazhdi.

COVID-19 – Statistika (05 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore     846
Të shëruar ne 24 orë   312
Të shtruar në spitale        469
Humbje jete në 24 orë  19
Testime ditore              2.308

Testime totale           201.634
Raste pozitive               42.148
Raste të shëruara     21.286
Raste Aktive          19.973
Humbje jete            889

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 10680
Durrës  1375
Elbasan  865
Fier  1541
Korçë  1088
Vlorë  1017
Shkodër  854
Lezhë  726
Berat  653
Kukës  422
Dibër  238
Gjirokastër  514

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!