Home Aktualitet Vasili: Të informohet publiku mbi ecurinë e realizimit të vaksinimit kundër COVID

Vasili: Të informohet publiku mbi ecurinë e realizimit të vaksinimit kundër COVID

nga Editor

Nga Petrit Vasili

Vaksina si epilog i perballjes me Pandemine dhe EMA e FDA si garanci te detyruara per shqiptaret!
Pas muajsh te tere perballjeje me Pandemine, lajmi i prodhimit te vaksines eshte shkencerisht drita objektive ne fund te tunelit.
Aplikimi i saj duke filluar nga Anglia eshte nje tjeter lajm i mire per fillimin e daljes nga pandemia.
Ekzigjencat shkencore teper te larta te Anglise dhe fillimi i aplikimit te vaksines prej saj eshte nje prove e rendesishme per integritetin dhe efektshmerine e vaksines.
Rruga drejt vaksinimit eshte rruga logjike dhe e pashmangshme per nje pergjigje imunitare masive si menyra e vetme per tu perballur me nje Pandemi, e cila ka shkaktuar infektime ne nje numer te madh personash dhe shume humbje jete.
Vaksinimi dhe siguria e vaksines jane dy komponente te lidhura pazgjidhshmerisht me njera tjetren.
Shqiperia ka nevoje te jashtezakonshme per vaksinen per te tejkaluar problemet e shumta te nje menaxhimit te gabuar, jo efikas dhe konfuz.
Vaksina ne nje kohe relativisht te shkurter do te siguronte ate mbrojtje masive dhe dalje nga pandemia e cila per Shqiperine ne menyre te vecante do te ishte jetike.
Pas testimit ne nivele shume te ulta ne Shqiperi, gje që pamundesonte interpretimin e trendit te pandemise si dhe organizimit te sistemit kombetar shendetesor ne drejtimin e gabuar, sot sprova e sigurimit ne kohe te vaksines, ruajtjes, shperndarjes dhe apikimit masiv te suksesshem eshte kryesfida madhore ne emer te shendetit te shqiptareve.
Ndersa siguria e vaksines ka vetem nje garanci te plote e te padiskutueshme, qe eshte dhe mbetet certifikimi i saj nga EMA(Agjensia Europiane e Barnave) dhe FDA Amerikane.
Shqiptaret duhet te vaksinohen si te gjithe europianet vetem me garancine, qe keto vaksina te jene te certifikuara nga EMA dhe FDA, sepse keto garanci lidhen me integritetin dhe sigurine, qe vaksina prodhon vetem efekte pozitive per qytetaret.
Cdo vaksine pa keto dy garanci do te ishte nje hap shume i rrezikshem dhe me pasoja.
Sot eshte koha te mos vazhdohet me gabimet e te shkuares sepse arroganca politike qeveritare dhe inkompetenca profesionale kane prodhuar shume te tilla.
Ka disa momente kyçe qe duhen vleresuar qe tani sepse neser do te jete vone dhe konkretisht:
Te investohet e revizionohet zinxhiri ftohes.
Te investohen e revizionohen kapacitetet e magazinimit.
Te merren masa per sistemin e shperndarjes.
Te trainohet gjeresisht personeli vaksinues dhe te zgjerohen maksimalisht keto kapacitete.
Te pergatiten spote sensibilizuese per qytetaret mbi dobine dhe efektshmerine e vaksines.
Te vendosen i gjithe financimi i duhur qe tani.
Te informohet publiku mbi ecurine e realizimit te ketyre masave

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!