Home Aktualitet Presidenti Meta: Tronditës dhe i pabesueshëm lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të Kasem Hysenbelliut

Presidenti Meta: Tronditës dhe i pabesueshëm lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të Kasem Hysenbelliut

nga Editor

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka përcjellë një mesazh prekës për ndarjen nga jeta të presidentit të televizinonit “Fax News”, Kasem Hysenbelliu.

“Tronditës dhe i pabesueshëm lajmi për humbjen e parakohëshme nga jeta të Kasem Hysenbelliu, Presidentit të “Fax News”, kësaj media të lirë, të pavarur e dinjitoze.
Në këto momente të vështira jam pranë nënës, bashkëshortes, fëmijëve, familjarëve, miqve, kolegëve e gazetarëve dhe ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të pazëvendësueshme.
Solidaritet me të gjithë gazetarët e “Fax News” dhe Faxweb.al, të cilët i inkurajoj të vazhdojnë misionin dhe ëndrrën e lënë përgjysmë nga Presidenti Hysenbelliu, për të ndërtuar një media të lirë, zëri i çdo qytetari në nevojë dhe çdo kauze sociale, zëdhënëse e pakompromis e opinionit publik.
I paharruar kujtimi i Kasem Hysenbelliut!
U prehsh në paqen e merituar!”- shkruan Presidenti Meta në mesazhin e tij.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!