Home Aktualitet Kreu i LSI në Dibër: Shqiptarët s’kanë lekë për ilaçe, ministrja udhëton me helikopter

Kreu i LSI në Dibër: Shqiptarët s’kanë lekë për ilaçe, ministrja udhëton me helikopter

nga Editor

Drejtuesi i LSI-së në Qarkun Dibër, Hajri Laçi thotë se udhëtimi i ministres së Mbrojtjes me helikopter është një skandal i shpërdorimit të fondeve publike.
Në një postim në Facebook, Laçi shprehet se “ndërkohë që shumica e dibranëve nuk kanë mundësi të blejne ilacet e shtrenjta për të përballuar Covid -19, ministrja nuk kursen asgjë duke shpërdoruar fondet publike për të organizuar mbledhje partie në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme”.


Postimi i plotë i Hajri Laçit në Facebook:


“Pesë muaj përpara fillimit të fushatës elektorale të 25 Prill-it 2021, Ministrja e Mbrojtjes është kapur në flagrancë si shpërdoruese e fondeve publike.
Në 2 muaj ka zbarkuar 8 herë në Dibër me helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Të gjithë kemi në memorie gjuetinë e shtrigave të Edi Ramës ndaj drejtuesve të LSI gjatë fushatës elektorale 2017, ku dënoheshin me largime nga puna, drejtorë e nëpunës administrate, vetëm se merrnin pjesë në aktivitete elektorale ndërsa ministrja e Tij nuk pyet dhe nuk kursen asgjë nga paratë e taksapaguesve për të marë pjesë në mbledhjet e Rilindjes në Dibër.
Ndërkohë që shumica e dibranëve nuk kanë mundësi të blejnë ilaçet e shtrenjta për të përballuar Covid -19, ministrja nuk kursen asgjë duke shpërdoruar fondet publike për të organizuar mbledhje partie në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme.
Jemi në mbështetje të plote të padisë penale të ngritur kundra saj me shpresën që shpenzimeve të tilla t’ju vihet fre, dhe të marrë fund abuzimi me fondet publike për blerje votash.
25 Prilli dita e dhënies fund të abuzimit me pushtetin!”.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!