Home Aktualitet Kufizimi i lirisë së medias, Vokshi: Dhjetëra gazetarë të dhunuar, asnjë i arrestuar

Kufizimi i lirisë së medias, Vokshi: Dhjetëra gazetarë të dhunuar, asnjë i arrestuar

nga Editor

Projekt raporti për Shqipërinë i socialistes portugeze Isabele Santos dënon me fjalët më të ashpra cënimet e lirisë së medias në vendin tonë dhe shpreh “shqetësim të thellë” për ligjet antishpifje të qeverisë Rama i cili duhet përshtatur me opinionin e Komisionit të Venecias.

Gjithashtu Santos “shënon me shqetësim mungesën e progresit në lirinë e shprehjes dhe në heqjen e pengesave për funksionimin e mediave të pavarura”.

Lidhur me këtë raport, ka reaguar edhe ish-deputetja e PD, Albana Vokshi, e ftuar në RTV Ora.

Sipas Vokshit, kryeministri Edi Rama është nxitësi i dhunës ndaj medias.

Albana VokshiUnë mund t’ju përmendja edhe raportin e DASH për përkeqësimin e situatës së medias në Shqipëri. Madje thoshte, sulmet, jo vetëm të qeverisë, por edhe të krimit të organizuar, kanë bërë që shpesh gazetarët të kalojnë në censurim apo vetëcensurim.

Kemi uljen në indeksin e lirisë së medias për të disatin vit rradhazi. U ul vjet me 7 vënde, sivjet me 2 vënde. Dhe përmenden dhe arsyet sepse kemi rënie. Sepse kemi me dhjetëra gazetarë të cilët sulmohen, goditen madje edhe… E mbani mend rastin e Klodiana Lalës ku në mes të natës me një breshëri plumbash u copëtua fasada e shtëpisë së saj. Apo rastin e tritolit që iu vu gazetarit të Lezhës vetëm para disa javësh. Apo gazetarit Qyno në Fushë Krujë ku iu vu pistoleta në kokë dhe sot e kësaj dite ne nuk kemi asnjë të arrestuar.

Kemi gjyqet politike ndaj Ylli Rakipit, ndaj Basir Çollakut apo Jolldashit vetëm pse guxuan të publikonin lidhjen e qeverisë me krimin e organizuar apo të denonconin koncensionet korruptive të kësaj qeverie. Rama do ta kontrollojë.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!