Home Aktualitet Rama fajëson Holandën për negociatat, Bumçi: Reporterja për Shqipërinë është socialiste

Rama fajëson Holandën për negociatat, Bumçi: Reporterja për Shqipërinë është socialiste

nga Editor

Në një intervistë për gazetarin Xhoi Malësia në RTV Ora, ish deputeti dhe ish ministri i jashtëm Aldo Bumçi ka folur mbi negociatat dhe deklaratat e djeshme të kryeministrit Edi Rama në intervistën për “Politik On”.

Sipas shefit të qeverisë, fajin për moscaktimin e një date për Konferencën e parë ndërqeveritare e kanë disa shtete anëtare, duke cituar edhe Holandën.

Por sipas Bumçit, një gjë e tillë nuk është e vërtetë pasi kritika për Shqipërinë nuk ka bërë vetëm Holanda por edhe shtete e institucione të tjera ndërkombëtare.

Aldo BumçiFaktet janë shumë kokëforta dhe duhet të kesh mungesë respekti që të thuash të pavërteta të tilla. Sepse nuk bëhet fjalë për një çështje që nuk është diskutuar dhe nuk njerëzit nuk kanë ditur gjë. Janë 7 vjet. Si e justifikon moshapjen e negociatave? Përherë e ka fajin Europa?

Po mirë, ti shohim. Maqedonia u bllokua në fillim nga Greqia, tani nga Bullgaria. Me çfarë kushtesh? Jo me kushte që nuk i vendos Bashkimi Europian. BE vendos kushte që lidhen me jetën tonë. Si funksionon demokracia? A mbrohen të drejtat e njeriut dhe pronës? Shteti i së drejtës? Ekonomia e tregut? A ka konkurrencë? Këto janë çështjet që BE kërkon që një vend ti zbatojë që të bëhet vend anëtar.

Reporterja për Shqipërinë është socialiste, e familjes së zotit Rama. Nuk ka pasur kurrë më parë një rezolutë që të ketë gjuhë më të ashpër dhe më kritike për qeverinë. Me ligjin e medias, me zgjedhjet, me demokracinë. Preket çështja e braktisjes masive të Shqipërisë. Pra një rezolutë kaq kritike, nga një anëtar i familjes socialiste, nuk ka patur asnjëherë. Sot ka.

Pra nuk kemi një kritikë. Nuk kemi Holandën por kemi një sërë institucionesh, BE, FMN, KiE, Komisioni i Venecias, nga ana ekonomike, e të drejtave të njeriut tregon se qeverisje ka dështuar”.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!