Home Aktualitet Diktatura ekziston, por ne duhet ta shikojmë!

Diktatura ekziston, por ne duhet ta shikojmë!

nga Editor

Nga Alban Daci

Shekulli i kaluar e sidomos vetë eksperienca e Shqipërisë është shembulli se si diktaturat instalohen, forcohen e bëhen realitet përballë syve tanë, por që propaganda e madhe na bën që shikimi jonë të mos jetë i qartë. Të gjitha diktaturat më të rrrezikshme, historikisht kur kanë ardhur, kanë ardhur me mjetet e demokracisë duke u justifikuar në rregullat demokratike dhe po ashtu duke u identifikuar me të.
Disa demokraci në botë po vdesin dhe po kalojnë në forma të reja diktature që kanë qëllim final jo mbrojtjen e sovranitetit apo justifikimin e ekzistencës së tyre si shpëtimtar të shtetit, por duke e kapur shtetin dhe për ta kthyer në shërbimin e tyre. Një ndër demokracitë që po vdes është edhe ajo shqiptare e cila pertej peshës së tranzicionit të gjatë, tani po perballet edhe me nisma serioze demokratike.
Në themel bëhet një tallje dhe një abuzivizëm me të drejtat e liritë themelore të njeriut. Pra, në pamje të parë duket sikur liritë dhe të drejtat themelore të njeriut ekzistojnë. Madje, vetë pushteti përmes propagandës hiqet si mburojë e tyre. Diktaturat e reja nuk janë të interesuar në liritë individuale, sepse ato nuk kanë asnjë lloj impakti, sepse shoqëria është e polarizuar dhe individë është i nënshtruar apo i pa përfillshëm në një kontekst të gjerë social.
Diktaturat e reja janë të interesuara për të përvetësuar pasuritë kombëtare të vendit që shërbejnë si sponsorizime për jetëgjatësinë e saj. Gjithashtu, po me mekanizma “demokratike”, demokracia vritet çdo ditë duke e kthyer shtetin në funksion të interesave të një pakice dhe jo në shërbim të qytetarëve. Mënyra më e mirë për të vrarë një demokraci është shpërfillja e Kushtetutës, si ligji themelor që rregullon kontrollin, ndarjen dhe ekulibrin.
Në Shqipëri nuk kemi një shkatërrim të rendit kushtetues, se kjo do të ndodhte përmes një grushti shteti apo një revolucioni e zakonisht këto janë nisma që ndërmerren nga opozitat, por në Shqipëri kemi përvetësim të rendit kushtetues duke ua hequr qytetarëve dhe duke e kthyer në pronë apo në shërbim të një grupi që na zhargonin e përditshëm po cilësohet si oligarki.
Nuk ka nevojë me qenë studiues i shkencave politike, juridike apo psikolog i turmave për të kuptuar se Shqipëria ka rrëshqitur tashmë në një diktaturë. Sot, një parti e vetme ka të gjitha pushtetet dhe ajo që është akoma më e rrezikshme është se vazhdon me linjën e saj të njëanshmërisë. Pushteti aktual ka të gjithë Parlamentin, i cili nëse do të kishte një Gjykatë Kushtetuese do ishte shpallur jo legjitim. Pushteti aktual ka të gjithë prefektët, kryebashkët, Këshillat Bashkiak e nëse përsëri do të kishim një Gjykatë Kushtetuese, këto do të ishin shpallur jo kushtetues. Sikur të mos mjaftonin këto që çdo shqiptar i din pavarësisht nivelit ansimor, po në mënyrë të njëanshme ky Pushteti bëri ndryshimet kushtetuse, jo vetëm duke mos bërë konsultime të gjera më Opozitën dhe realitetet e dnryshme sociale, por i bëri dukshëm për të instaluar në mënyrë përfundimtare diktaturën e saj me qëllim final për të kapur zgjedhjet e monopolizuar gjithë sistemin. Përsëri nëse do të kishim një Gjykatë Kushtetuese do të ishin shpallur nul këto nisma.
Ndryshimet Kushtetuese e sidomos kur bëhet fjalë për sistemin apo Kodin Zgjedhor është mirë të bëhen me referendum. Shqiptarët vazhdojnë të jenë qytetarët e vetëm në Europë që privon nga dy të drejta themelore:

  1. E drejta Votës. Këtu kemi të bëjmë me përjashtimin e mijërave shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit. Kjo çështje është vitale për demokracinë, sepse rrit cilësinë e sasinë e përfaqësimit, por në të njëjtën kohë është thikë me dy teha, sepse mund të abuzohet e mund të përdoret për mbajtjen në këmbë të këtij pushteti. Kjo Qeveri e cila i merr të gjitha vendimet në mënyrë të njëanshme, qoftë për ndryshimet e Kodit Zgjedhor, nuk jep asnjë garanci për një proces transparentë në lidhje me mundësimin e ushtrimit të drejtës së votës të shqitparëve që jetojnë jashtë dhe këto dëshirat e ngutshme për të bërë të mundur votën e emigrantëve në nië situatë, kur opozita është përjashtuar fare nga proceset kushtetuese.
  2. Është e drejta për refendum. Shqipëria është i vetmi vend që kërkon të hyj në BE, ku qytarët nuk kanë as përfaqësim dinjitoz në Parlament apo në pushtet lokal e po ashtu nuk kanë as të drejtë e nuk mund të marrin nisma refendare për cështje të rëndësishme sic janë edhe ndryshimet kushtetuese. Prej vitit 1998 kur kjo kushtetutë është aprovuar me referendum është ndryshuar disa herë e asnjë herë përmes refendumit dhe janë ndryshuar kapituj të rëndësishëm që prekin drejtëpërdrejtë përfaqësimin dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në jetën demokratike të vendit.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!