Home Aktualitet Juristi Braho: Venecia ka lënë detyrë sqarimin e çështjes së koalicioneve

Juristi Braho: Venecia ka lënë detyrë sqarimin e çështjes së koalicioneve

nga Editor

Ledio Braho, jurist, thotë se një pikë e rëndësishme në opinionin paraprak të Komisionit të Venecias për ndryshimet Kushtetuese dhe të Kodit Zgjedhor është çështja e koalicioneve.

Z. Braho thotë e kjo pikë është e paqartë pasi ndryshe flitet në Kushtetutë dhe ndryshe në Kodin Zgjedhor. Ndaj tha ai Venecia ka kërkuar që palët të bëjnë interpretimin e kësaj çështjeje para zgjedhjeve ose të arrijë një marrëveshje politike mes tyre.

“Ka një problematikë pasi neni që është ndryshuar në Kushtetutë bën një përcaktim tjetër për koalicionet. Kodi i ri Zgjedhor flet për koalicion me një listë kurse Kushtetuta flet për koalicione siç ka qenë më për parë. Komisioni i Venecias bën thirrje për palët që të arrijnë një dakordësim qofte dhe politik për këtë çështje. Nëse disa partia politike për shkak të formulës së re”, u shpreh juristi për “Ilva Now” në Euronews Albania.

Nëse PD hyn në zgjedhje me një listë bashkë me disa parti të tjera dhe po kështu LSI, atëherë nuk dihet se ato do të konsiderohen pjesë e një koalicioni apo jo. Kërkohet interpretim në mënyrë që dhe Presidenti të dije se kush duhet konsideruar fitues”, tha z. Braho.

Juristi shtoi më tej se, ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe Kushtetutë janë bërë brenda vitit zgjedhor që përbën një shkelje të parimeve që ndiqen nga vendet Evropiane. Ai tha se Venecias ka lënë detyra të qarta për palët si para dhe pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Intervista e plotë:

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!