Home Aktualitet Humanizmi ynë është armiku i qeverive në 2020 e përtej …

Humanizmi ynë është armiku i qeverive në 2020 e përtej …

nga Editor

NGA DRITAN SHANO

“Shkëmbimi është gjaku, jo vetëm i ekonomisë, por i vetë civilizimit tonë”, thoshte ekonomisti dhe politologu amerikan Murray Rothbard.

Çfarë kujtoni ju se kanë ndërprerë qeveritë dhe elita globaliste gjatë këtij viti ??? Pikërisht shkëmbimin! Duke i terrorizuar njerëzit dhe bindur ata, me hir a pahir, se nga shkëmbimi u vjen vdekja.

Me ndalimin e lëvizjeve nga një vend në tjetrin, nga një rajon në tjetrin, nga një qytet në tjetrin, me shtetrrethimet, kufizimet e orareve për të lëvizur, kanë eliminuar shkëmbimin ekonomik, politik dhe shoqëror të bizneseve dhe njerëzve me njëri tjetrin. Rezultati i kësaj strategjie janë biznese dhe njerëz totalisht të kontrolluar dhe të varur nga qeveritë, më të varfër, më të dobët më të pafuqishëm për të reaguar.

Me mandatimin e maskave në rrugë kanë eliminuar shkëmbimin e qëndrimeve, emocioneve dhe gjithçkaje tjetër që qenia njerëzore arrin të komunikojë pa folur tek ndërron rrugë me tjetrin. Rezultati i kësaj janë njerëzit e bërë të pazot të organizohen përtej njësisë familjare, të komunikojnë pa fjalë mes tyre, të lexojnë dhe kuptojnë sjelljen e tjetrit, të perceptojnë ndjenjat, synimet e tjetrit përmes shqisave tashmë të mbuluar nga maskat duke i ftohur, bëre mosbesues dhe armiqësor ata me njëri tjetrin, në mënyrë që t’i shohin qeveritë si shpëtimin e tyre të vetëm.

Eliminimi i shkëmbimeve ekonomike, sociale, emocionale me justifikimin e Covid -19 është çarja më e madhe e shkaktuar ndonjëherë mbi njerëzimin, mbi specien tonë të njohur si homo sapiens sapiens. Rezultati i kësaj është se sot duket sikur nuk ka më civilizime, kombe, rraca, shtete në konflikt a luftë me njëri-tjetrin, por ama çdo njeri e sheh çdo njeri tjetër si armikun që po i kërcënon jetën.

Njeriu është kafshë sociale, thoshte Aristoteli. Kjo realizohet përmes shkëmbimit të fjalëve, mendimeve, emocioneve, dhe gjithçkaje që njeriu është në gjendje të prodhojë, qofshin këto mallra apo shërbime.

Qeveritë , gjatë vitit 2020, kanë eliminuar pikërisht shkëmbimin mes njerëzve. Kjo, çdonjerit prej nesh i ka hequr jetën dhe i ka lënë vetëm trupin.

E gjitha kjo filloi me izolimin “vetëm 2 javë sa të sheshojmë kurbën”, pastaj 2 muaj, pastaj 3 muaj, dhe po vazhdon prej gati 1 viti, dhe nuk po ka ndërmend të ndalet. Dhuna e paparë dhe padëgjuar më parë, për nga shkalla, organizimi, këmbëngulja për ta mbajtur vëmendjen e gjithë globit vetëm tek versioni “zyrtar” i Covid-19, e bën eksperimentin e Pavllovit për të krijuar reflekse të kushtëzuara tek qentë krejt qesharak.

Ndoshta qeveritë dhe këta elitarët nuk i kishin bërë llogaritë mirë. Nuk mjaftokan as 3 muaj dhe as 1 vit izolim dhe shtrëngim për ta zbrazur Qenien humane nga humanizmi.

Fakt është që çdo ditë që kalon ne humbim jetën dhe na mbetet vetëm trupi. Një trup i dobësuar, pa qëllime, i gatshëm për t’u bindur dhe pranuar atë çka përkufizohet si Rifillimi i Madh.

Trupa të bindur, dhe të paorganizuar ju uroj një ditë të mbarë! Apo ç’e deshe?!

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!